
Gjykata e Pireut ka lënë në paraburgim vrasësin e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka në Greqi.
Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes (15 shtator) në Pire, pas një konflikti për vendin e parkingut.
Mediat greke shkruajnë se 68-vjeçari është shfaqur i penduar para gjykatës, ndërsa ka kërkuar falje për krimin e rëndë. “Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, raportohet se ka deklaruar.
Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike ndaj të moshuarit.
Si ndodhi ngjarja
Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme.
Shqiptari u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën. Viktima mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri.
Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte. Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.
Qenke penduar?? Plere!! Ti i bere vitet po ai iku i ri fare.... per nje vend ku ben hije nje cope metal.
Drejtesia greke - nese mund te quhet drejtesi, do te konkludoje: Eshte i semure psiqik, ndaj duhet te kthehet ne shtepi......???!!!!thjesht sepse viktima eshte shqiptar...