Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur për zgjedhjet lokale të Kosovës, teksa ka shpalosur prapaskena të akuzave dhe të procesit të votimit.
Referuar deklaratave të presidentes, Vjosa Osmani, Elezi është shprehur se Lista Serbe ka pasur ndërhyrje në fushatë, duke ofruar qytetarëve punë sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Gjithashtu, eksperti ka thënë në një lidhje të drejtëpërdrejtë në News24 se Lista Srpska ka ushtruar presion mbi serbët e Kosovës, duke caktuar persona që të mbikëqyrin pjesëmarrjen e tyre në votim.
"Në fakt ka pasur një ndërhyrje gjatë fushatës elektorale, ku brenda territorit të Kosovës janë bërë oferta pune sidomos në pjesën e shëndetësisë.
Deri në këtë orë të mëngjesit nuk kemi parë ndonjë ndërhyrje nga Beogradi zyrtarë për çështjet teknke që lidhen me procesin zgjedhor.
Ndoshta do të ketë ndikim prej tyre nga presioni që ushtrojnë, te qytetarët serbë për votuar Listën Sërpska. Votimi i organizuar, Lista Serbe kishte detyruar qytetarët serbë që të dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre me pamje fizike.
Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion që është bërë ndonjë dëshmi për fotografim vote. Janë caktuar persona, për të dëshmuar pjesëmarrjen e tyre.", tha Elezi.
Lini një Përgjigje