Zgjedhjet/ Kurti thirrje qytetarëve të votojnë: Merrni pjesë në zgjidhjen e problemeve tuaja

12 Tetor 2025, 09:37Rajoni TEMA
Zgjedhjet/ Kurti thirrje qytetarëve të votojnë: Merrni pjesë

Kryeministri në detyrë i Kosovë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit të improvizuar në fakultetin juridik në Prishtinë.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të qendrës së votimit, Kurti iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës të bëhen kontributorë në përmirësim e shërbimeve që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme në çdo lagje e komunë.

“Sot votojmë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme për çerdhet, kopshtet, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave. Veç qytetarë të republikës së Kosovës, ne jemi edhe banorë të komunës, ndaj ftoj gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtë të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të tyre”, tha Kurti.

Kurti dha mesazhin e tij edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze.

 

7 Komente

  1. G
    Gjynah

    S e zhvilluan njehere llogjiken Kosot. Ngelen me perralla. Me vjen gjynah per ta sepse me permbysjet gjeopolikike qe do vijne duhet te jesh dhelper qe te mbijetosh, jo gomar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NN

      Sonte numërohen premtimet. Në heshtjen e natës, secila fjalë e dhënë bëhet dritë ose hije. Zemrat kujtojnë, mendjet gjykojnë, dhe koha kërkon të vërtetën.... Një këngë tjetër do të këndohet,ndoshta më e ndjerë, ndoshta më e vërtetë.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjynah

        S jam aq optimist sa ty. Pushteti atje eshte marre nga populiste me perralla mesjetare. Vetshkaterrues dhe armiqesues me gjithe dynjane

        Përgjigjjuni
        1. N
          NN

          Injorantët, edhe kur fitojnë, nuk arrijnë te qëllimi. Sepse fitorja pa kuptim, pa dije dhe pa vizion, është thjesht një zhurmë e përkohshme... Qëllimi kërkon mendje të hapur, zemër të ndjeshme dhe përkushtim të vërtetë.

          Përgjigjjuni
      2. P
        Poseidon

        PO PER FITOREN E SHQIPERISE DO NA THOTE GJE KY ALBINDENOVIC APO NUK LENON UDB..........

        Përgjigjjuni
        1. E
          E ka thënë

          E ka thënë.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sekti i Kurtit e han sapunin per djathe te Sharit

          Me cfare do ti ndertoje cerdhet e shkollat mashtruesi Kurti, apo ka parate ser e te gruas vet qe jeton ne Beograd? Kosova asht nen sanksionet e BE-Usa, vertet do ua fusi Kurti perseri gishtin gjysmes se kombit kosovar, dhe krejt organizates tij nongrata LVV?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje