“Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore”,voton Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

12 Tetor 2025, 10:50Rajoni TEMA
“Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas orës 10:00 në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ajo e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.

“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani, duke ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.

 

 

1 Komente

  1. K
    Kosova, qendra e demokracise botnore

    Kjo lopa Osmani flet per demokraci. Po a mund te kete demokraci mes nje turme trullane te mbledhur ne LVV, turme qe asht gati te han bar, vertet bar, neje keshtu ua kerkon lexhenda serbe e quajtun Kurti i Udbes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje