Erdogan i kujton Netyanahut kryqëzatat: Do të luftojmë si Saladini

3 Tetor 2025, 16:54Rajoni TEMA
Erdogan i kujton Netyanahut kryqëzatat: Do të luftojmë si

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu rënien e Jeruzalemit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hequr një paralele me situatën që paraqitet sot pas konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Erdogan përkujtoi 838-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit me një postim ku i referohet konkretisht Sulltan Salahudinit (Salah ad-Din al-Ayyubi).

Në 838-vjetorin e Rënies së Jerusalemit, kujtoj me respekt pushtuesin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salahudin Ayyubi, dhe ushtarët e tij heroikë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij”, shkruan Erdogan.

Jerusalemi ra më 2 tetor 1187 në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Saladinit, pas një rrethimi 12-ditor. Beteja vendimtare e Hatinit u zhvillua në vitin 1187 midis Kryqëzatave të Guy të Lusignanit dhe Ayyubidëve myslimanë të Saladinit.

Kjo rezultoi në një disfatë të madhe për Kryqëzatat, e cila çoi në shpërbërjen e Mbretërisë së Jerusalemit dhe më vonë në vitin 1189, në Kryqëzatën e Tretë. (A2 Televizion)

14 Komente

  1. E
    Erdogan anti Ataturk

    Ky magari po përdorë ndjenjat fetare për propagandë politike. Si do të tingëllinin politikanët perëndimorë nëse do të bënin të njëjtën gjë?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peja

      Sa më larg që shkon në histori aq më mashtrues je!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mixha

        Selahudin o tyrk ishte kurd, nese s'e di zotrote

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rexhep Taip Netanjahu

        Disa thone qe Erdogani eshte vete me Izraelin dhe ben llafe propagandistike kot. Ndoshta ne Kosove qe vdesin per Turkun e shohin si ujin e pakte po ketu ne Shqiperi njehere s e beson njeri

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          Prandaj ndertuate varreza turke ne turane dhe xhami me kater minare te erdoganit, mos harrojme dhe mbulimin e Kastriotit…

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rugova

          Vlerat e sotme duhet të përdoren për argumentimin e qëndrimeve politike e mos manipulo me ngjarje të Mesjetës kur fanatizmi fetar ishte në kulm!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashi

            E ke shumë gabim Rugova . Feja islame , sa më shumë kalon koha , aq më shumë radikalizohet e bëhet më ekstremiste . Nuk kanë qënë kështu vëndet islame siç janë sot . Sa më shumë rrota e historisë shkon përpara , aq më mbrapa shkon islami . Në kohën e kryqëzatave , Persia ( Irani I sotëm) , Mesapotamia ( Iraku i sotëm) , kanë qënë qëndra botërore të zhvilluara e të civilizuara , sepse Islami nuk ishte akoma institucionalizuar . Lindja e Mesme dhe vëndet arabe kishin të zhvilluar mjekësinë , matematikën , sidomos letërsinë . Shkrimtarë e poetë si Omar Khajami me Rubairat e tija të famëshme , Saadiu me kryeveprën satirike Gjylistani e Bostani , Avicena babai i mjekësisë arabe ishin personalitete të mëdha për kohën . Sot , pas 8 shekujsh , Omar Khajami e Saadiu , janë dy poetë të ndaluar me fatva ( ligj islamik) në të gjitha vëndet myslymane , sepse i këndonin dashurisë , verës , lirisë e jetës së lumtur . Feja islame shkon në të kundërt të rrotës së historisë , që shkon vetëm përpara , ndërsa islami shkon vetëm mbrapa , duke u bërë myslymanët robër të një libri ( Kurani) , shkruar 1500 vjet përpara , mësimet e mbrapshta të së cilit , i zbatojnë edhe sot e kësaj dite . Vëndet arabe , nga civilizimi që patën , mbetën në vend numuro me lindjen e konsolidimin e fesë islame dhe ndërsa bota kristiane eci përpara me shpikje , zbulime , shkencë e zhvillim , bota islame ka 1500 vjet që i jep njerëzimit vetëm xhami e minare . Prandaj zoti Rugova , nuk ishte fanatizmi fetar islam në kulmin e vet në mesjetë , siç thua ti , por është sot në kulmin e vet dhe mesa shihet, kushedi sa kulme të tjera do të arrijë .

            Përgjigjjuni
            1. O
              OK

              Pusho, pusho, pusho, injorant i lindur. Zoti te falte.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                O Dashi turk Mesopotamia ka qene mijera vite para shpikjes se islamit, islami ka qene i eger qe kur u shpik nga pedofilet e shkretetires

                Përgjigjjuni
            2. M
              Me popujt e Europës

              Duhet dikush t'i mbajë dorën sionistëve izraelitë. Se boll po i përkëdhel Amerika. Popujt e shumicës së botës janë me Palestinën. Përfshirë edhe popullin shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tellalli

                Kur e paske pyetur popullin shqiptar ti ? Populli ynë është me Izraelin .

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kur islamisti tolerohet

                Duket, qe po i vjen ngordhja erdoganit dhe ka vendosur te dhjesi tek xhamia e Jeruzalemit.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dash Pula

                  S'keni faj ju komentuesit e gjorë, por omer abazi që plason "lajme senzacionale", kurse ju që komentoni me urrejtje dhe fjalor barbar e sjellni ujin në mullirin e omerit, ramës dhe sponzorët nga athina, moska e beligradi.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Z

                    Komentues "Mixha" ja ke fut "kot", sipas gjithe-oloqes Sazan Guri, Salahudini eshte shqiptar, cdo gje ne kete Bote sqarohet me celesin Arnautistan. Po more po shqiptar i zbritur nga Mali i Tomorit me te kalidhje edhe Iliri i Mete ku ADN e tij te con tek Salahudini.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje