
Evropa është e shqetësuar, pasi spiunët rusë duket se janë të pranishëm pothuajse në të gjitha vendet evropiane. Sipas Financial Times, Austria, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, ndër të tjera, janë vende që kanë identifikuar agjentë që kanë vepruar në favor të Rusisë duke kanalizuar shërbimet sekrete me dokumente delikate dhe sekrete shtetërore.
Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike kanë një mori informacionesh dhe këshillash për vendet evropiane kur zbulojnë aktivitete të dyshimta. Provat tregojnë se dhjetëra agjentë rusë ndodhen në Gjermani, Francë dhe Belgjikë. Në të njëjtën kohë, dhjetëra qytetarë rusë janë dëbuar nga shtetet baltike dhe Polonia gjatë muajve të fundit për spiunazh.
Një zyrtar i lartë evropian i tha FT se bisedat e agjentëve sekretë rusë ishin disi “të ndaluara” vitet e fundit dhe se ata po vepronin të papenguar në Perëndim. Megjithatë, së fundmi, Evropa po e shikon me kujdes problemin. Siç thotë ai, “demokracitë nuk mund të mbrohen nga kërcënimi nëse shumica e qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm për problemin”.
Të dhënat që i janë dhënë publikut shkaktojnë shqetësim. Në vitin 2017, u zbulua se një agjent rus punonte si këshilltar i ngushtë i ministrit të atëhershëm francez të Mbrojtjes që tani është ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian. Në korrik 2020, autoritetet daneze vunë re rusët duke u përpjekur të vidhnin dokumente në lidhje me teknologjinë energjetike.
Në të njëjtin vit, një gjeneral francez që ishte në NATO dhe punonte në bazën detare të Napolit u arrestua për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara në shërbimin sekret rus (GRU). Në Danimarkë, në dhjetor, dy agjentë u kapën duke u përpjekur të vidhnin informacion nga një kompani daneze nanoteknologjie.
Në mars të vitit 2021, gjashtë vendas u arrestuan në Bullgari, mes tyre punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues të shërbimeve sekrete, për shitjen e informacionit në GRU për 3000 dollarë secili. Në Gjermani, në qershor të po atij viti, një shkencëtar u arrestua për vjedhje të informacionit sekret për teknologjinë raketore.
Rusia ka rreth gjysmë milioni punonjës në tre shërbimet më të mëdha sekrete. GRU, një nga shërbimet e saj sekrete më të mëdha, fokusohet në çështjet që lidhen me NATO-n dhe teknologjinë ushtarake, dhe më konkretisht kabotazhin.
FSB-ja është e përqendruar brenda vendit dhe mbledh informacion nga vendet fqinje, përfshirë Ukrainën. SVR, pasardhëse e KGB-së, ka përgjegjësinë e vetme për të mbledhur informacion nga shërbimet sekrete të vendeve të tjera.
Një zyrtar i lartë evropian, në një intervistë për FT, përfundoi duke theksuar se “shpesh mbrojtja më e mirë është sulmi, veçanërisht kur gjërat po shkojnë aq keq sa tani”. (abcnews)
Ruset ka hyre njesoj si Kinezet ne te gjithe boten dhe nga te dyja palet ka plot agjente qe punojne per vendet e tyre.Kjo eshte normale per c'do shtet. Ruset ne Shqiperi jane hapur si vaji ne lakra dhe shume prej tyre kane ardhur me qellime afat gjata duke u shperngulur ketu dhe duke hapur biznese etj. Duke u njohur me burra apo gra me influence qe te mesojne apo japin informacione te ndryshme me interes per ta.Sidomos femrat Ruse jane te njohura per misione te tilla por jo vetem.Nuk e di dhe nuk besoj se organet tona te zbulimit te jene syleshe dhe mos ta dine nje gje te tille. Tadicionalisht ne vendin tone kane qene ne veprim te gjitha agjenturat kryesore te botes. Serbet,Greket,Fancezet,Hungarezet,Italianet,Gjermanet dhe shume te tjere qe punonin edhe per vendet me te cilat nuk kemi patur mardhenie diplomatike.
Sipas mendimit tim sherbimi jone informativ eshte ne dieni te te gjithe banuesve ne Shqiperi,dhe madje nuk nenvlerosojne asgje per sa i perket agjenturave me shtetas te huaj,problem ngelet per ata qe jane Shqiptare,dhe qe mund te shesin informacione,e qe mund te kene funksione te rendesishme ne Shqiperi,por me sa kuptohet,ne Shqiperi nuk qarkullojne informacione ne duart e shqiptareve qe mund te jene shume te ndjeshme,si psh,ato te NATO-s,keshtu qe per sa mund te mbrohemi ne,egziston edhe fakti qe jemi ne Nato,dhe aleatet tane kane mbikqyrjen e tyre tek ne qe te mos kete depertim te thelle te agjenteve Ruse apo Serbe.Passi te filloje funksionimi normal i Bazes NATO te Kucoves,kontrolli i territorit per keto lloj fenomenesh do rritet pa dyshim edhe nga strukturat e posacme shqiptare.Shqiperia eshte e vogel,dhe shqiptaret eshte shume kollaj te njihen nje nga nje,nje i huaj e ka shume te veshtire te kamufllohet si nje shqiptar pa rene ne sy,dhe pa u mbajturcnen kontroll.
Kjo eshte e vertete. Karakteristeike themelore per ne Shqiptaret eshte se serbet kane agjenturen me te forte ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo eshte e vertete historike, sepse edhe ne te shkuaren Serbia ka pasur agjenturen me te forte ne Shqiperi. Qe te mos zgjatem shume vetem po theksoj se edhe ne kemi pasur agjenture te forte kunder serbit, ne kohen e Enverit. Shumica e tyre ishin kosovare qe ishin patriote ne rradhe te pare... Fatkeqesa jone mbas renies se komunizmit eshte se agjenti me i math serb Sali Berisha, shkaterroi plotesisht agjenturen tone kunder serbit. Ai shkateroi strukturat agjenturore dhe ato zbuluese qe punonin ne drejtim te serbit, me pretekstin se NATO do na mbroje. Ai ju dha listat tona agjenturore serbeve dhe shume nga keta spiune kosovare qe punonin per Shqiperine perfunduan ne gropat e 'zeza" qe vetem serbi do se si funksionojne. Sot praktikisht ne nuk kemi rrjet agjenturor sepse ideollogjia serbe e perfaqesuar nga Sali berisha ka infektuar shumicen e shqiptareve. Karakteristika themelore qe ka nje agjent eshte se ai asnjehere nuk del ne pension. Ai eshte I privuar qe te gezoje nje jete te qete. Shembulli tipik eshte Sali Berisha qe megjithese i ka gjithe te mirat per te gezuar nje pleqeri te mire, nuk ka mundesi ta beje sepse padrinua serb nuk e le. Saliu ka si strategji nga serbi qe ta beje Shqiperine rrumpalle dhe ai ne ket valle nuk ka zgjidhje tjeter vetem te beje detyren. Ne ket valle vec te keqijave te shumta, e keqja me e ndyre, qe tregon per se cnjeri eshte Saliu, eshte se ai kete detyre jo vetem e ben me zell, por e ben ne menyre shembullore. Jo me kot Amerika e shpalli, vec te tjerash "armik te demokracise" me te cilen zakonisht Amerika akuzohen spiunet, por shqiptaret nuk kuptojne nga keto pune. Sali Berisha si nje spiun me experience qe eshte e di shume mire qe Amerika nuk mund te dali hapur dhe te nxjerri ne shesh sekretet e CIAS apo FBI qe Saliu eshte spiun i serbit, prandaj ai me djallezi hodhi tezen qe Amerika te me tregoje faktet. Ai e di qe Amerika nuk mund te tregoje faktet dhe kjo eshte pika kryesore qe gjithe idjotet qe i vene nga mbrapa. Ata nuk kuptojne keto gjera. E renedishme per ta eshte "kanuni" dhe "besa" qe Saliu i perdore me aq marifet, per te bere per vehte pjesen me injorante te shoqerise sone….Etj...Etj...