"Përmban substanca kancerogjene", Agjencia e Barnave në Kosovë urdhëron largimin e një medikamenti nga farmacitë

24 Mars 2022, 16:00Rajoni TEMA

"Përmban substanca kancerogjene", Agjencia e Barnave në

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka kërkuar largimin nga tregu i produktit medicinal “Ranitidinë”, për shkak se përmban substanca kancerogjene.

“Të dhënat në dispozicion për sigurinë NUK TREGOJNË se Ranitidina rrit rrezikun e kancerit dhe çdo rrezik i mundshëm ka të ngjarë të jetë shumë i ultë. Megjithatë, NDMA është gjetur në disa barna Ranitidinë me nivele në rritje e vërejtur gjatë jetëgjatësisë së saj, thuhet në njoftim.

Ky vendim i AKPPM-së, sqarohet se ka ardhur duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian

“Ky vendim i AKPPM-së, ka ardhur duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian përkatësisht Komitetit për Barna për Përdorim Human (CHMP) nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), se ky ilaç përmban substancë kancerogjene të quajtur N-nitrosodimetilaminë (NDMA)”.

Ilaçi Ranitidine

Bazuar në këtë vendim produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre.

Në bazë të këtij vendimi produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre”, thuhet në njoftimin e AKPPM-së.

Çfarë është “Ranitidine”?

“Ranitidina” përdoret për reduktimin e acidit në lukth te pacientët me sëmundje të tilla si urthi dhe ulçera e lukthit.

Ky ilaç ka tre emra, Ranital, Ranitidine ose Zantac, ndërsa ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë problem të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci.

Alternativat janë në dispozicion dhe pacientët duhet të kontaktojnë me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor për këshilla se cilin bar duhet ta përdorin.

Lini një Përgjigje