Serbia e vendosur: Nuk do t’i bashkohemi kurrë sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë

22 Mars 2022, 21:50Rajoni TEMA

Një zyrtar i lartë serb tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione, ose nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha se “Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse, sipas së cilës vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse”. “Ne gjithashtu nuk do të ndalojmë mediat ruse”, tha ai.

Serbia është një aleat i fortë i Rusisë, megjithëse e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kremlinit.

2 komente në “Serbia e vendosur: Nuk do t’i bashkohemi kurrë sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë”

  1. Per Shmilin says:

    Kujdes qe tja mbani te fshehur Kurtit kete lajm, se do filloje ti beje leksione perendimit se cila eshte Serbia!

  2. Luan says:

    Pozicioni i vertete i Serbise eshte ky: E denojme sulmin rus sepse eshte shume i bute. Masakrat mbi civilet duhet te kishin qene me te egra. Shikoni videot e bemave tona ne Bosnje e Kosove dhe mbani shenim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje