Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të martën në Beograd, raporton B92.
Madje ai ka thënë se është një hap drejt përfshirjes së vendit të tij në luftë në Kosovë apo konflikt siç e ka quajtur ai.
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin”, tha Vulin.
“Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”.
Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një mesazh, siç e ka quajtur, “urgjent” për t’i thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më.
“Të nderuar qytetarë, me urdhër të Albin Kurtit është ndërruar kryetarja e Gjykatës Themelore, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviç. Për nesër në mëngjes ishte përgatitur shkarkimi i të gjithë policëve serbë që ishin në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët, ai e shkeli Marrëveshjen e Brukselit dhe, sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, ka thënë Vuçiç në video-mesazhin e tij.
Vuçiç, në retorikën e tij të zakonshme, më tej është shprehur se “Serbia dëshiron që paqja të ruhet” dhe këtë e pohoi si “paralajmërim për vendet e QUINT-it dhe Komunitetit Ndërkombëtar”.
Edhe drejtori i zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, ka vazhduar retorikën e shefit të tij politk, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se “është skandal i proporcioneve të paprecedentë dhe revanshizëm politik” shkarkimi i gjyqtares në Mitrovicë të Veriut nga autoritetet e Kosovës.
“Me këtë lëvizje, Albin Kurti u fut në një epokë të dhunës politike dhe heqjes së të drejtës së serbëve, dhe tregoi se dëshiron të shoh ndjekës të tij në poste drejtuese të institucioneve që i përkasin popullit serb, e jo njerëzve me integritetit siç është zonja Stevanoviç”, ka thënë Petkoviç.
Ky ashtuquajtur drejtor tha se “dhuna politike e Kurtit nuk do të ketë sukses”.
“Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe shteti i Serbisë do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të vendosur me popullin në Kosovë”, ka reaguar ky zyrtar.
Ky Vulini te ha mune
Sic duket qe kur Rusi sulmpi ukrainen, kan heshtur pushtat e paguer te janulles ketu ne forume.
Si mban kjo toke ne siperfaqe keta lloj felliqesirash dhe kafshesh
PO me KËSO SHPIRTËKATRANË - ALBANOFOBË, na bën RAMA KRUSHQI e UA HAP BYTHËN "OPENGA BAKLLANG"
U ngjallen keta llapaqent e Serbise, jane si ato qent bastard qe mblidhen ne tuf dhe kur ze njeri te lehi te gjithe fillojn e lehin... E po kan te drejte se jane te frymzuar nga Putana qe leh ne Rusi... Provoje more qen i terbuar se do e gjesh ate qe po e kerkon dhe perenija s'po ta jep, mnor qen i zgjebosur.
Serbet vazhdojne me politiken e tyre si kur jane ne shekullin e 19 dhe 20 -te. Mjere dhe keq per ata ,qe nuk e kuptojne Ndryshimin.Ballkani Perendimor ka dhe po ecen vetem ne nje Drejtim, BE dhe NATO.
ky do kete ndonje damar greku se qenka esmer
Frymzohet edhe ky nga sukseset e moskes dhe na kercenon se do ta pesoje si ruset. mosken sot e ruan vetem arma berthamore. Po ky cfare ka? (Po.dhe)!!!