Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, sjell vetëm dëme për këtë të fundit. Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, tha për Tvklan.al se goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, pasi sipas tij, ajo është trajtuar si “foshnje” amerikane.
“Në përgjithësi, Kosova është parë dhe trajtuar si projekt (foshnje) amerikan. Edhe në siguri e mbrojtje, edhe në qëndrueshmëri, edhe në diplomaci, edhe në raporte tjera. Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, e cila tashmë është para kolapsit të plotë si shtet”, tha ai.
Ramadani u shpreh se Prishtina zyrtare “është vendosur në nivel të shteteve jo-aleate me SHBA-të dhe kjo vetvetiu nënkupton degradim të pozicionit rajonal e ndërkombëtar të Kosovës”.
Sipas Ramadanit, periudha e gjatë e mungesës së ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit praktik me qeverinë e Kosovës, ka shkaktuar frustrim në Uashington. Dëmi i parë, sipas Ramadanit, vjen në rrafshin diplomatik.
“Së pari, dëmi diplomatik për Kosovën është enorm. Kosova ka treguar jo-seriozitet në sjelljen e saj shtetërore”, tha ai.
Pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të SHBA-ve është edhe dëmi në sigurinë kombëtare. Sipas tij, ajo e lë Kosovën më të cenueshme në siguri.
“Së dyti, dëmi në sigurinë kombëtare është pasojë e drejtpërdrejtë. Pezullimi i Dialogut Strategjik përfshin edhe fushën e mbrojtjes e të sigurisë, që nënkupton mungesë të vendosjes së objektivave të përbashkëta kosovaro-amerikane në mbrojtje e siguri“, u shpreh Ramadani.
Më tej ai shtoi se, “Mungesa e planifikimit të përbashkët po ashtu përfshin edhe zvogëlim të mundësive për rritje të kapaciteteve kosovare në siguri e mbrojtje. Prezenca e trupave amerikane në Kosovë është në kuadër të operacionit shumëkombësh, pra nuk duhet të përzihet me bashkëpunim bilateral në mbrojtje e siguri. Kjo pasojë e lë Kosovën më të cenueshme në siguri”.
Një vendim i tillë, sipas ekspertit të sigurisë, do të ndikojë edhe në ekonomi “me mungesë enorme të mundësive të reja“. Ai thekson se nëse bllokada vazhdon në pranverën e vitit 2026, Kosova mund të kolapsojë edhe financiarisht.
“Sot, Kosova është në krizë serioze ekonomike. Ndërsa, nëse bllokada vazhdon njëjtë, në pranverën 2026 Kosova do të kolapsojë edhe financiarisht, sepse mundësia e përdorimit të buxhetit është vetëm në janar e shkurt 2026. Pas kësaj, asnjë qindarkë nga Buxheti nuk mund të shpenzohet pa vendim të Parlamentit. Dhe, nëse Parlament nuk do të ketë, nuk do të ketë asnjë tranfertë të buxhetit publik”, tha ai.
Ramadani u shpreh ndër të tjera se “ringjallja” e Kosovës është në duart e politikanëve. Ai bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve si zgjidhje, por thekson se me strukturën aktuale në krye të shtetit, situata mbetet e pashpresë.
“Se si mund të ‘ringjallet’ Kosova është në duart e politikanëve, para se të kalojë në shpatullat e qytetarëve. Formimi i shpejtë dhe pa pengesa i institucioneve nacionale dhe rikthimi në orbitën bashkëpunuese me SHBA-të. Duket e thjeshtë si formulim, por me këtë strukturë në krye të shtetit, përfshirë këtu Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kjo është edhe e pamundshme, edhe e pashpresë”, tha eksperti i sigurisë për Tvklan.al.
Shtetet e Bashkuara vendosën më 12 shtator që të pezullojnë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Njoftimi u bë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku theksohet se shkak janë veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, të cilat kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë. Në deklaratë thuhej se veprimet dhe deklaratat e Albin Kurtit kanë sfiduar progresin e arritur ndër vite.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme, që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, njoftoi ambasada.
Ambasada Amerikane nënvizon se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës.
“Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim prioritar nga populli i Kosovës”, deklaroi ambasada e SHBA-ve.
Pak kohë më parë, edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Një mendje e vogel, që do të sillet si burrë shteti, dhe do ti shitet një populli jo të emancipuar mjaftueshem në pjesën më të madhe të tijë si shpetimtar. Një burrec,ose bythec, që ka bërë çmos që të ulin vlerat e luftetareve të UÇKsë dhe luftes kunder Serbise. Ky donkishot, që i ka hipur vetja ne qejf,se i vetëm mund ti dalë ballë çdo armiku, ashtu si i shikon ne ëndërr, na prishi të gjithë shqiptaret, me ata që na ndihmuan ta fitojme Dardaninë. Hallall e past deri sa ka idjot që i shkojne nga Pas, paska humbur Dardania për burra, vetëm ky ka mbetur, ta gezojmë.
Vetefundosja ia arriti qellimit te vet, Beogradi i falenderon!
Kosoven e varrosi Kurti dhe Surroi, te dyn udbasha.
Kosovarët kltë e meritojnë.Popull jo mirënjohës që urrejnë qlirimtarët e vetë!
Vetefundosja ia arriti qellimit me ne fund, te prishet me mbrojtesit e saj nr 1, USA. Ja pra,ky eshte projekti i Albiladen Kurtovicit, vellai siamez i Saleh pleh serbit. Beogradi falenderon ngrohtesisht..
Nuk di si te shpjegoj kundershtimin qe kane disa per qeverine Kurti kur qytetareve te kosoves kane votuar me shumice dermuese per levizjen VV. Ne demokraci qeveris shumica e jo pakica. Deshirat jane personale por demokracia keshtu fuksionin shumica qeveris pakices i respektohen te drejtat e saj kushtetuese. keshtu qe mos krijoni kot tymanaja qe sju çojne gjekundi.
Pjesa e indoktrinuar primitive pas njeh Propogande shtetërore te gjithanshme mbajti pushtetin te shkaterroje KOSOVEN GEZUAR RAMAZZOTIN IDIOTA TE DEMSHEM
Mirë e ke, edhe një qeveri e dalë nga shumica, qe hedhe popullin e sajë ne lumë,ose injoron atë që e çliroi,dhe merë rrugën për nga humnera, populli duhet ti shkoj pas. Ok, mendje e mirë edhe kjo.
Qevrine Kurti ose me mire Kurtin nuk e do Amerika, Shteti qe ja hoqi Serbise krahinen autonome te Kosoves dhe e njohu si shtet me vehte duke e mbrojtur edhe ushtarakisht. Dakort o Astrit? Kosoven akoma nuk e njohin si shtet me vehete rreth gjysma apo me shume e shteteve te ruzullit! Dakort o Astrit? Kosova ka qe ne vitin 2000 pra me shume se 25 vjet qe mbrohet nga forcat nderkombetare KFOR! Dakort o Astrit? Tani per cfare demokracie qytetare po derdellis, kur qenja apo jo shtet e Kosoves varet nga Amerika dhe mbrojtaj qe i ben ajo ndaj Serbise? Amerika nuk e do Kurtin! Kurti duhet te jape dorreheqjen nese do Kosoven shtet te pavarur. A e kuptove o Gamor?
shumica derrmuese dikur! ne zgjedhjet e fundit nuk mori shumicen, mori thjesht me shume vota se te tjeret, por jo 50% 1. Dhe pas kesaj vendosi qe nuk do bente asnje kompromis, ose vetem ose asgje. Dhe e mbajti 6 muaj peng parlamentin e Kosoven bashke me te, vetem per te shkuar ne zgjedhje te reja me shprese te marri shumicen 50%. eshte treguar nje palaço i vertete, dhe ShaBA ja dha turinjve i tha mund te tallesh bythen me popullin tend duke bere 99 seanca per nje kryetar kuvendi, po me mua nuk e tall dot, e un kam pun te tjera plot me te rendesishme sesa te merrem me republiken tende te bananeve. tani te shohim si do i veje filli ketij muhabeti....
Re të zeza po mblidhen në qiejt e Kosovës!! Shqiptarët duhet të jenë vigjilent por në këtë situatë asnjëri nuk ta hap portën nëse troket në të...
Rrofte Babi Bin !
Ramadan. Nuk njihemi. E lexova shkrimin tend. Ndoshta jam i gabuar por sa munda te kuptoj( e ke tjerre gjate) faji sipas teje i bie Amerikës. Nga njerez me shkollë si ti, qytetaret e thjeshte te Kosovës duan të dinë kush e çoi punën deri ketu? Në se nuk i bëni analizë situates brenda Kosoves, jeni të padrejtë që shkakun ta gjeni tek ata qe shpetuan Kosoven. Bani kujdes. Amerika nuk u ka borxh. Ate qe nuk e fitonit orej qindra vjetesh, Amerika u a dha gadi, nga ju atje veç duhej kujdes, te degjonit keshillat e Amerikes. Mendjemadhesia qe u ka hype atyre qe udheheqin Kosoven mund tu kushtoje shtrenjte. Qendrimi i Albinit per Rambujene dhe i miqve të Alblnit në Tiranë që tentuan ta sabotojnë Rambujenë (thikë pas shpine ndaj Kosoves), asht shumë domethënëse. Ben pershtypje pergjumja e imtelektualëve e Akademikëve te Kosovës në këtë moment kruçial per shtetin e Kosovës. Ruajeni mendjen. Mos gaboni.
"faji sipas teje i bie Amerikës“? Mor zotni e kupton shqipen ti apo jo? Thelbi i analizes te zotit Ramadan; "Së pari, dëmi diplomatik për Kosovën është enorm. Kosova ka treguar jo-seriozitet në sjelljen e saj shtetërore”!
Zakon klasik shqiposh ha buken permbys kupen.Leshtu beri me jugosllavet ne 1948 Enveri dhe ruset ne 1960.ke dyja keto shtete e kishin ndihmuar ne max ne Konferencen e Parisit 1946,se desh u nda Shqiperia u konsiderua e lidhur me aksin. Pastaj me Kinen ne 1979 etj etj.Te njejten gje dhe kosot me amerikanet Eshte ne gjak
Me Kinen te jap plotesisht te drejte. Me Jugosllavine dhe Ruset kishte dhe ca argumenta. Jugosllavia donte ta perpinte, Nikita Hrushove i BRSS i kishte dhene fjalen kryeministrit esmer grek per autonomi te vorio epirit (qifsha vorio epirin). Dhe Enveri ka qene kunder bythqimave (grekeve dmth hahahaha)
Sa te kete Kosova nenkryetare kuvendi antishqiptaren e betuar Serbulena Haqiu qe beri thirrjen fashiste popullit te kosoves per braktisjen e pushimeve ne Shqiperi sa kohe ketu eshte ne pushtet gjigandi Edi Rama, e ka te zgjidhur te aedhmen e ndritur
bravo qe i permend qe ta dijne njerezit me ke kane te bejne. se shumica e njerezve ne shqiperi jane idiota, nuk e kuptojne sa me urrejtje na shohin kosovaret
Albin " perca e sundo". E ke fix. Gjithe energjit e politikes kosovare jane shpenzuar per te prishur mardhennet me dy shtete qe nuk kane bere asgje per kosoven. SH B A
Do i besohej këtij artikullshkruesit sikur të mos ishte anëtar partie në disa sosh,por në fund argat i Ramushit në AKI ,i Ramushit që fali 8200 hektar tok Malit të Zi,i Ramushit që plaqkiti mbi 200 hektar tokë të shtetit të Kosovës që u bë multi miljoner pa punuar fare.Tek e fundit i Ramudhit që tallet njerëzia me nivelin e tij prej gjysmë analfabeti.Albini për Ramushin dhe arratinë e tij është gjeni,poatriot dhe dhe askush gjer tani nuk ka fituar vota sa ai.
ik mer llafazan shpifes, bur kurve!
Pyt mamanë të ka bërë me serb apo me grek!
Bisnesi Grenell po leviz.
Shqiptarët më legenat në botë. Veç me sha mor burrë, thu se punët tona i kemi vaj. O robt jua q*fsha, po amerika e trajto si "foshnje" Kosovën, por kur i blen armatime qindra milion euro Kosova nuk e shikon si foshnje. O të degjeneru he monën jua qifsha, po kush ja pa hajrin amerikës dhe europës, a jan kta që na kan nda ne 6 shtete??? E si besoni se kta po na dun? İnjorantë. Hajt se shpejt do ja shifni hajrin. Tek komenti im lejohet me sha në komente veç ata që jua kam shkër*y robt ????????????
Kurtin e peshtyu administrata e biden gjithashtu kshuqe mos ha mut kot me grenell e lesh e presh.Bin kurva eshte udb dhe zbaton urdhrat e serbit.Deri tani eshte ne rregull me ta.Kurse kosoven e ka cu ne grade te fundit.Percarje brenda dhe jashte.Fukarallik dhe mizerje ne cdo fushe.
Po ai kryerekurori ne Hage nuk eshte amerikan qe po sillet kunder udheheqesve te UÇK-se dhe ne favor te Serbise,apo edhe ai po i denon padrejtesisht per inat te politikes se Kurtit.A -merr- ika do vetem para . Amerika e shikon qe nuk fiton gje nga Kosova dhe po i jep duret,kaq e thjeshte eshte.Sot lypset nevoja jo te dalim kunder Kurtit por te rreshtohemi pro Kosoves qe fale pazareve te pista te Rusise dhe Serbise po perpiqen ta rizhbejne. Kosova ne rrezik te biznesit Putin-Tramp.Ndaj neser te gjithe ne Hage per lirimin e kater udheheqesve te ushtrise se lavdishme te Kosoves. Kurti eshte sebepi ,objektivi eshte Kosova. Rrofte miqsia SHBA-KOSOVO me gishtin ne bythe.Nexh Spahite na çane menderen me Shtetin Dardan dhe kombin Dardan .Ja si vjen puna,ku sta mbane me suma.
Ju kosovarë, duke marrë këshillat e mr Binit, kaluat në histeri kundër Edi Ramës si mik i Millosheviqit, Vuçiqit, etj. Tani Rama ka kohë që ju ka lënë në vetminë tuaj dhe po rreshqisni me shpejtësi drejt greminës. Ndërsa Rama po marshon me hapa vigane duke e çuar Shqipërinë drejt BE-së. Aferim ju qoftë.
Atë që Serbia hegjemoniste me shekuj nuk arriti ti asgjësonte kombin shqiptar po bëjnë tash pushtetarët në Kosovë. Gjaku i derdhur për liri në këto 5 vite u shkel rëndë me parulla dhe veprime popullsitë dhe metoda fashiste. Ata që na ndihmuan për Liri dhe Pavarësi si SHBA, BE dhe Shqipëria, shan u fyen u torturuan si ishte rasti edhe me ambasadoren e SHBA në Prishtinë. Dogjën institucionet e Republikës ende pa marrë këmbët, ndihmuan burgosjen e çlirimtarëve ngritën në lartësi korrupsionin, nepotizmin, varfërinë, dhunën, bënë trajtim mizor ndaj të gjithë atyre që e duan Kosovën dhe përligjën dhuna kundër institucioneve të pavarura etje. Favorizuan rrënuesit e demokracisë dhe kombi shqiptar, përçan kombin dhe përjashtuan miqtë posaçërisht SHBA e cila konsiderohej si një nga prindërit e Kosovës së pavarur. Shteti i ri u përbuzë dhe pllakos në mjerim dhe tash kry çetniket Vuçiq, Sheshel etj. fërkojnë duart për kontributin e atyre që shkaktuan plagë mbi plagët e gjenocidit serb. Le ta din se nuk ia dalin sepse Kombi shqiptar dhe Kosova dhe miqtë e saj janë martire dhe të pa mposhtur.
Lexoj qe Kosoven e trajtoni si nje koloni e SHBA. Pse mereni me Kurtin? I kerkoni Trampit tju vendose nje governator dhe u rehatuat!