Greqia ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE, Mitsotakis: Ditë historike

20 Gusht 2022, 13:23Rajoni TEMA

Greqia ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE, Mitsotakis: Ditë

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar. Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për  këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara  drejt një horizonti të ri dhe  të pastër.


Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Mitsotakis nuk ngurroi edhe të thumbonte kundërshtarët e tij politikë.

“Katër vjet demagogji pasuan, e cila i kushtoi kombit tonë 100 miliardë euro dhe e shtyu vendin drejt greminës. U deshën beteja të vështira kundër populizmit për ta mbajtur vendin në një trajektore evropiane.”

Më herët Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr buxhetet e 27 vendeve anëtare të BE-së, tha të mërkurën se do të përfundonte programin e tij të “mbikëqyrjes së  shtuar ” më 20 gusht, duke vënë në dukje se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike të bëra ndaj partnerëve të saj të eurozonës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës.

6 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Përsëri manipulon Greku që të thith investitor, po ku e morri vetën Greku, duke parë që dy vite pandemi dhe djathin feta nuk mundi të eksportoj, apo emigrantët nga Turqia dhe fondi për ta ndryshuan për mirë 300 %të PIB që ndodhet aktualisht. Humor Grek

    Përgjigjjuni
    1. a
      abc

      - Po jane kaq te zotet Greket qe te manipulojn gjithe Boten me historin e tyre Antike. - Po jane kaq te zotet qe manipulojn SHBA dhe BE per aritjet e saj ekonomike. .... Atehere ky eshte nje sukses Grek shume me i madh se ai Kulturor ose Ekonomik, qe meriton duartrokitje. .... Ne te kunder me Albanistanin qe zbuloj gjithca ne Bote, qe ka suksese te medha kulturore dhe ekonomike dha askush ne bote nuk e pjerdh.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk eshte nevoja te jesh ekonomist ..

      Me ato tru ne kok qe kan helenet nuk clirohen nga monitorimi kollaj , eshte clirim i perkohshem , oficerat e BE qe vezhgojne situaten ne distance sigurie jane diku atje rotull , gati te nderhyjne .....nuk heqin dore helenet nga menyra e jeteses dhe nga botkuptimi mbi punen , pagen dhe nga menyra e manaxhimit te te ardhurave dhe te konsumit ....duhet ta kuptojne nje here e ergjithmone se sot nuk mund te konsumosh me teper se sa prodhon , kjo eshte gjithe arsyeja e kesaj katandisje , dhe ne gershetim me borxhin total qe kap shifrn 190 % te prodhimit bruto e ben ekonomine helene delikate .... ..kaq e thjeshte eshte .... Duhet medoemos ta kuptojne se me te tilla paga minimale , dhe me te tille gjendje ekonomike eshte teper e veshtire te vij tjetri te investoje ......kompleksi i modernizimit te Portit te Durresit ishte planifikuar te ndertohej ne Krete ....pikerisht keto ishin arsyet e mos investimit ....

      Përgjigjjuni
      1. a
        abc

        Mavra mandata per turk Arnautet. Ne "Zi" komtare eshte kthyer cda lajm i mire nga Greqia, ky eshte shteti satelit Turk qe po ndertojm.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me gjith perpjekjet shekullore Europiane aha asnji

          Me gjithe perpjekjet e mbeshtejten Shekullore dhene Greqise nga Europa ,qysh me krijimin e Shtetit Grek ,nga Mbreti i Greqise Gjermani Otto dhe krijimi i Institucioneve ne shtetin Grek siedhe Prrallat mbi Histroine qe per 200-vjet me radhe i bene Brain Washing tufezimnit te popullsise nga Azia ,Arabia,Afrika per ti quajtur Grek , me gjithe shkollat qe hapi Europa dhe mbeshtetjen Financiare te panderprere ne Shekuj e gjithcka nderton nji Shtet _ mjerishte Rrezultati eshte Negative e deshperues , ku vlen per t'u cituar Shpreja Shqiptare - Jevgu mbetet Jevg dhe kur u be Mbret vrau babane . Kjo qe deklarojne ne Media mbi Monitorimin jane sigurishte Brockulla graeqiresh pederaste ,sepse pa Europen Greqia fundoset ne fund te detit . Ne fund te fundit Who Caris ?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            Të lexosh komentet "qortësuese" nga të mësipërmit, nuk mund të mos qeshësh. Japin mësime dhe vlerësime danezët e suedezët nga shteti shembull shqiptar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje