
Për Iviça Daçiç-in, kryetarin e Partisë Socialiste Serbe (SPS), Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka luftuar me sukses dhe me vendosmëri për paqen dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë, në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Daçiç, përpos se ka bërë të ditur se partia të cilën ai drejton jep mbështetje të plotë delegacionit serb në bisedime, ka theksuar se shkaku i të gjitha probleme është sjellja dhe politika e palës kosovare, e cila sipas pretendimit të tij refuzon çdo kompromis dhe marrëveshje.
“Kemi nevojë për unitet politik në këto momente të vështira kur vendi dhe populli ynë kërcënohet nga lufta, dhe çdo abuzim politik me tema të ndryshme si përhapja e lajmeve të rreme për rritje të çmimeve, e çështja e paradës së krenarisë dëmtojnë interesat e vendit dhe popullit tonë”, ka thënë Daçiç.
“Partia ime jep mbështetje të plotë presidentit Vuçiç në këto ditë kur po merren vendime për interesat jetike të Serbisë, por edhe për interesat e popullit serb që jeton në Kosovë”
Lufte do te thote qe te Rreshtohen Dy Ushtri ne fushe te betejes perball Njera -Tjetres dhe te ndeshem ,ndryshe nga ajo qe ky Fodulli Mednjemadhe deklaron ne serbi , qe trimerohet dhe permend si te ishte Lufta dicka e Mire per Serbine ,pasi ka üperballe nji Shtet paUshtri si Kosova . Shko e bej Lufte me Kroacine o pall serbie ,ta provoshe trimerine dhe Luften qe kerkon . Ne cdo kohe e epoke te Historise ,kan bo Trimin me popullsite e pambrojtura ,paUshtri si dikur shqiptaret te c'armatosur nga Europa (nji Politike qe vazhdon akoma ne kto dite ) te ndihmuar me Ushtri e aramatime nga Rusia , sepse perball nji shqiptari te armatisur nuk guxon dot me mendu per lufte . Politike boshe ,qe ne fund te fundit do sjelli fatkeqesi per popullin serb edhe nqs ky Pall kerkon Lufte .Provojeni dhe keni me pa kush do humbi e kush do fitoje
Sërbia ka marrdhënie të mira me Kinën dhe Rusin pas goditjes së NATO, por përsa i përket ekonomis së sajë, asgjë pozitive.