Në një rast që konsiderohet jashtëzakonisht serioz dhe ka ngritur alarmin e kuq në shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Greqisë, mediat helene raportojnë se është arrestuar një 59-vjeçar gjeorgjian që ishte i rekrutuar nga mafia dhe Rusia si spiun.
Burri që hiqej si piktor kishte vepruar për muaj të tërë në Greqi, kryesisht në zonën e Aleksandropolis. Ai ka lindur në Gjeorgji dhe jetonte në Aleksandropolis. 59-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet greke të sigurisë nën akuzën e spiunazhit. Ai u zbulua pas hetimeve disa mujore, ndërsa fotografonte dhe filmonte bazat ushtarake dhe pajisjet e ushtrisë greke, duke vepruar në emër të një personi tjetër, të cilit ia dërgonte materialet përmes një aplikacioni të koduar.
Sipas informacioneve të deritanishme, 59-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa po fotografonte transportin e pajisjeve të NATO-s. Siç pretendoi ai gjatë marrjes në pyetje, atij i ishte afruar një person nga Evropa Lindore, i cili është aktiv në trafikun e drogës, armëve dhe është gjithashtu i përfshirë në vrasje dhe prej tij, ai ishte rekrutuar për t’i shërbyer Inteligjencës së Rusisë.
Personi që e rekrutoi gjeorgjianin i kërkoi atij t’i dërgonte foto, video dhe informacione rreth pajisjeve ushtarake. "Rekrutuesi" thuhet se i premtoi para, por 59-vjeçari pretendon se i ka thënë se do të bënte gjithçka që mundte "për Nënën Rusi", pasi kishte shërbyer në ushtrinë sovjetike.
"Po e bëj për vendin tim", ka rrëfyer ai, ndërsa hetuesit po monitorojnë çdo telefonatë dhe komunikimet e tij.
Burime nga Shërbimi Informativ Kombëtar grek thanë për Protothema se 59-vjeçari kishte filmuar dhe fotografuar zona të ndjeshme ushtarake në kufi dhe në portin e Aleksandropolis për disa muaj me radhë.
59-vjeçari akuzohet se ia ka dërguar materialin vizual një personi që ndodhet në Lituani, e që mban pasaportë greke, por ka lindur gjithashtu në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik. I njëjti burim i ka thënë Protothema-s se edhe personi i dytë është arrestuar në Lituani nga shërbimet përkatëse atje.
Kujtohet se që nga shkurti i vitit 2022, në Aleksandropolis është transportuar material ushtarak, i cili në shumë raste përfundon në Ukrainë.
Hetuesit grek tani po përpiqen të hartëzojnë plotësisht aktivitetet e tij në mënyrë që të përcaktojnë se çfarë ka fotografuar dhe kur, por rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz duke pasur parasysh praninë e forcave amerikane dhe të NATO-s në rajon.
Aman.... NATO ka lene te gjitha levizjet e rendesishme ne Greqi .........!!!!!!! Rusia ka satelite qe te te shohi brenda ne shtepi dhe jo bazat ne Greqi.., lajm sa te thene qe duhet qe Greqia te jete ne informacion pavaresisht cfare permbajtje te parendesishme ka.........
E para:Ruasia nuk ka nje rrjet satelitesh ashtu si USA e Nato.E dyta: jo gjthçka monitorohet nga lart,vezhgimi dhe fotografimi kostant ne terren eshte dicka tjeter. E: treta,jo gjithmone Rusise i interesojne te reja nga bazat e Natos,i intereson shume qe Nato te ndjeje trysnine e saj,dhe kjo e fundit fare mire mund te shkoje ne ate drejtim ne mgjarjen ne fjale,e per mendimin tim modest kjo eshte arsyeja,zero interes per agjente Ruse qe merren me keto pune, te djegin persona si gjorgjiani ne fjale, jane te llogaritur te jene te tille,ata nuk dalin kurre zbuluar,atyre ju intereson qe te ndihet pasiguria,ne krahun e kundert ama, antareve te Natos,perfshi edhe ne,tu tregohet ruseve,qe ne i marrim seriozisht gjitheçka ,edhe gjiorgjianet e pa perfillshem!!
SHISH, Policia e Shtetit, apo kushdo që merret me SIGURINË në Shqipëri, të verifikojnë mirë e të kontrollojnë mirë, ÇIFTIN HOLANDEZ, që “ÇUDITËRISHT” u ka pëlqyer të jetojnë në PERONDI, që është 150 metër, larg fushes se aerodromit të Kuçovës, bazë e NATO-s. Shumë pikëpyetje ka qendrimi i tyre në atë fshat. E çka të veçantë Perondia ??? !!! ……
E c’i duhet shqipetareve qe agjentet ruse kapen ne Greqi apo ne Honolulu k keto jane ceshtje te sektorit te sigurise, aq me teper na cate byth..n me lajme nga Greqia…!!!!!
Jo mer Jo , ty bythen ta can greku pasi te te kete shkerdhy te te'teme o myslym tyrqie
Jo mer Jo , ty bythen ta can greku pasi te te kete shkerdhy te te'teme o myslym tyrqie
Shqipëria të shikoj spiunët serb që njëkohësisht janë edhe spiunë rus. Futbollistët, trajnerët, artistët, biznismenët. As 1 serb nuk shkon në Shqipëri privatisht. Çdo spiun ka një mbulesë.
Shiko mer lale se mos i ke poshte krevatit ku fle gruaja ore ti (spiunet jane ketu) dhe puqin pshurrsat kur ti fle naten si qengj budalla !!!!! Gjithandej ....plote me spiune e ke te mbushur shtepine ore tutkun , por ti aq ha ......pyka , qofte .....me mish qeni endacak !!