Hiqen flamujt serbë nga objekti i Komunës së Zveçanit, vendoset i Kosovës

27 Maj 2023, 13:10Rajoni TEMA

Hiqen flamujt serbë nga objekti i Komunës së Zveçanit,

Një ditë më parë në mes të tensioneve, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka arritur të futet në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.

Mediat vendase këtë të shtunë raportojnë se sot në vend të flamurit serb është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Pas tensioneve të djeshme objekti i Komunës së Zveçanit dhe komunave tjera veriore, janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.


Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.

Ndërkaq për çtensionimin e kësaj situate, policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. 

 

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Bravo shume bukur qeveria e Kosoves. Shteti duhet te funkdionoje dhe nuk duhet tu hape rruge bandave kriminale serbe. Urime qeverise se Kosoves. Bravo Albin Kurti !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje