
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar me forcë veprimet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
Në një reagim në Twitter, pas tensioneve që u shënuan këtë të premte, Blinken shprehet se këto veprime po përshkallëzojnë tensionet dhe po rrisin jo stabilitetin.
Ai i bën thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të ndalë menjëherë “këto masa të dhunshme” dhe të rifokusohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jo stabilitetin.
I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Blinken.
Më herët, reagoi edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila po ashtu dënoi veprimet e autoriteteve të Prishtinës për të futur menjëherë kryetarët e rinj në zyrat e komunave me shumicë serbe. Në një reagim të ambasadorit Jeff Hovenier, kërkohej ndërprerja e masave të dhunshme.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vijojnë nga autoritetet për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, thuhej në reagim.
Në të njëjtën linjë është edhe shprehur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama në një reagim për atë që ndodhi në veri të Kosovës.
Keshtu ndodh kur sunitit i ferkon koken ne vend qe ti cqiesh verren....... I jep doren e te rremben kraun...madje te luan autochthonous e te nxjerr nga shtepia
Ky Blinken qenka komplet idiot . Dhuna nuk ushtrohet nga uatoritetet o legen, por nga bandat serbe te cilet po hedhin gure,bomba e po qellojne me kallash Kryetarin e Bashkise qe po fillon punen atje si zgjedhur me votat e popullit . Ky plehre ne vend qe ti drejtohet Vucicit me kerkesa qe te ndaloje bandat , ky i drjetohet autoritetit ligjor qe zbaton ligjet e shtetit. Ky qenka tamam qelbesire
Ky lajm eshte vetem ne mediat serbe. Na jepni njoftime te shypit nderkombetar
Kosova te respektoje keshillat e Qeverise Amerikane. Pike ! Pa Ameriken, Kosova fshihet nga harta e Ballkanit.
Amerika u ba pishman qe I dha pavaresine Kosoves .Ajo tani kuptoi se Serbia ne fakt eshte ish Jugosllavia ish aleate e Amerikes .Me pavaresine e Kosoves Amerika beri qe Serbia apo ish Jugosllavia te behej aleate e Rusise .Amerika me pak fjale po i kerkon falje Serbise .Pavaresia e Kosoves po vihet ne dyshim .
Kaq e patì pavaresine Kosova. Serbia po arrin qellimet e saj strategjike.
Amerika u be pishman qe shperberi aleatin e saj JUGOSLLAVINE sado qe tenton te beje per vete Serbine kjo tani eshte aleate me memen RUSI.
Amerika dhe "Skënderbeu" ynë duhet ta ndajnë mendjen, është apo jo Kosova shtet? Nëse po, ka të drejtë Albini, nëse jo, ka të drejt Blinken dhe ne te vazhdojmë te zvarritemi siç kemi bërë gjithë jetën dhe ti lepim bydhen Blinkenit. Kaq e thjeshtë është kjo. I ka rënë Albini të përballet me këtë! Këta të tjerët do ta kishin nxjerr Kosovën në ankand.
Sa kurva jan kto amerikanet, vetem besnikeri qe nuk kan, e dhan pavarsin e kosoves ta mbrojn ne cdo cm te saj tani
Albin Kurti eshte nje idiot qe po shkaterron pamvarsine e kosoves Ne e dime sa i vlen lekura ketij Albinit po te mos ishin trupat e KFOR ne Kosove