“Mos qëlloni të parët”, urdhri i Vuçiç-it për strukturat paralele

26 Maj 2023, 15:19Rajoni TEMA

“Mos qëlloni të parët”, urdhri i

“Mos qëlloni të parët”, është urdhri që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u ka dhënë udhëheqësve të strukturave paralele në Veri, pasi kanë kuptuar planin operativ të Policisë së Kosovës për të marrë objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Këto informacione kanë ardhur tek perëndimorët, konfirmon një burim ndërkombëtar për Albanian Post.

I njëjti burim thotë se tashmë nga pala serbe është aktivizuar protokolli i sigurisë.

“Beogradi ka aktivizuar protokollin e vetë të sigurisë, urdhri është ‘Don’t shoot first (mos qëlloni të parët)”, ka treguar burimi për AP-në.

Në anën tjetër AP ka mësuar se Qeveria e Kosovës planin për kthimin e objekteve komunale në tri komunat veriore po e bën në kundërshtim me sugjerimet e shteteve të QUINT-it në Kosovë.

Qeveria paraprakisht i ka njoftuar ambasadat e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kosovë, por nuk ka gjetur pajtimin e tyre për këtë veprim.

Përkundër kësaj, nuk do të ishte hera e parë që qeveria do të mund të tërhiqej nga vendimet për shkak të implikimeve që mund të pasojnë.

Risku do të ishte shumë i madh nëse do të ndërmerrej një veprim i tillë pa koordinim me ndërkombëtarët.

Nuk ka ende qartësi se cili është saktësisht operacioni i veprimit në këtë drejtim.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë komentuar situatën, por në terren janë parë forca policore rreth objekteve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, derisa është dëgjuar alarmi i lëshuar i sigurisë.

Albanian Post ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, për informacione shtesë, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të mediumit.

Telefonatave nuk u është përgjigjur as Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

4 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Ky miku i Ramës me politikë të njëjtë si Milošević. Deri kur do ta vazhdoj miqësinë me këtë Putinin e gjatë kryeministri i Shqipërisë?

    1. R
      Raimond vlonjati

      Si nuk i vjen turp EU dhe Amerikes qe tolerojne Vuvicin , kete politkan karagjoz dhe halabak qe thote "mos qelloni te paret" sikur eshte ndonje halabak rrugesh

    2. G
      Gezuar Hidhnim.

      Komkentues bole, Amerika per nje qytetar te saj te shpall lufte, perse kete te drejte nuk e ka edhe Serbia dhe behet fjale per komuna ? Albini eshte provokator, si deshtak ne politiken e brendeshme dhe te jashtme nxit konflikte per te terhequr vemendjen nga keto probleme. Perse duhet te beheshin dhe te njeihen zgjedhjet ne komunat me shumice serbe ku moren pjese 2% e votuesve dhe "fituan" per kryekar kosovaret ?????

      1. v
        vucici do perfundoje ne Hage shpejt a vone

        i ka hy vetja shume ne qejf kti mer hej ! shife si merr poza .Si gansgterr apo mafiozet e Filmave !

        Lini një Përgjigje