Joshje e presion, si Vuçiç po organizon tubimin më të madh në historinë e Serbisë

25 Maj 2023, 10:11Rajoni TEMA

Joshje e presion, si Vuçiç po organizon tubimin më të

Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiç për ditën e nesërme në Beograd duket se është jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb po organizohen nën joshje dhe presion nga i gjithe Ballkani për të qenë në Beograd më 26 maj në tubimin “Serbia e shpresës”.

Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, janë disa nga metodat e shfaqura jo vetëm brenda Serbisë por edhe në vende të tjera për të organizuar një pjesëmarrje sa më të madhe.

Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë, janë në listën e atyre që “duhet” të jenë në Beograd.

Në mbështetje të Vuçiçit, edhe disa shoqata nga Maqedonia e Veriut dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, janë duke organizuar autobusë pa pagesë.

Pas dy vrasjeve masive në Serbi në fillim të majit, opozita ka organizuar dy protesta në Beograd me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në to.

Ata kanë kërkuar mbylljen e televizioneve me frekuencë kombëtare, të tilla si Pink dhe Happy, që pretendohet se nxisin dhunë, pastaj dorëheqjen e ministrit të Policisë, Bratisllav Gashiq, dhe të kreut të Agjencisë së Sigurimit, Aleksandar Vulin, ndalimin e menjëhershëm të programeve të njohura si “reality shoë” dhe zëvendësimin e anëtarëve të këshillit REM – Organi rregullator për mediat elektronike.

Protestat në Beograd, sipas Vuçiçit, janë përpjekje për të keqpërdorur pikëllimin dhe “për të shkatërruar gjithçka serbe”.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Disa serbë nga Kosova do të ecin për nëntë ditë nga komuna e Leposaviqit – në veri të Kosovës – deri në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë në, siç thonë, përpjekjet e tij për ta shpëtuar Serbinë.

Sipas informacioneve kuota e njerëzve që duhet të shkojnë në tubimin e presidentit të Serbisë të premten, duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut janë rezervuar gjashtë autobusë falas, që do të nisen për në Beograd, herët në mëngjesin e së premtes. Rreth 300 qytetarë maqedonas nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Negotini do të shkojnë për të mbështetur presidentin e Serbisë.

Katër autobusët që do të mbushen nga organizata joqeveritare e Shkupit “Paqe, harmoni dhe stabilitet”, e që do të nisen për në Serbi, nuk financohen nga Qeveria e Serbisë. Ky udhëtim po organizohet nga shoqata me para nga anëtarësimi dhe me donacione nga disa individë, i është thënë Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i shoqatës, Dimitrije Nediç, ka thënë se “do të përkrahë një njeri që i mbron interesat maqedonase dhe serbe”.

Qeveria dhe opozita e Republikës Sërpska kanë rënë dakord për një gjë – ta mbështesin udhëheqësin serb kur ai t’i drejtohet kombit nga Beogradi të premten.

Në mesin e atyre që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit serb është edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe udhëheqësja e Frontit Kombëtar të opozitës, Jellena Triviç.

Deri më tani, rreth dhjetë autobusë nga Republika Sërpska kanë njoftuar se do të nisen për në Beograd, mëngjesin e së premtes. Ata financohen nga Partia Sërpska e Bashkuar dhe për këtë udhëtim do të ndajnë, siç kanë thënë, mjete nga buxheti i tyre.

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë partinë e Vuçiçit për presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore, për të marrë pjesë në tubim.

“Kuota për Kragujevcin është rreth 9 mijë, me sa di unë. Është e qartë se SNS-ja dëshiron të mbajë një tubim të madh në një mënyrë që nuk është e pranueshme”, ka thënë Stevanoviç.

Sipas disa partive opozitare, ajo që bën SNS-ja për t’i mobilizuar qytetarët nën presion, është vepër penale, për të cilën parashikohen edhe dënime me burg.

Ndërkohë, një grup i organizatave të shoqërisë civile i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 23 maj, që ta anulojë tubimin në interes të uljes së tensioneve dhe parandalimit të përçarjeve të mëtejshme në shoqëri.

Sipas Vuçiçit, tubimi i së premtes “nuk është për urrejtje, protestë dhe zemërim”, por për “njerëzit e zakonshëm, të mirë të Serbisë dhe për ata që duan t’i mbështesin ata që kanë humbur të dashurit e tyre”./ Euronews.al

4 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Po nga patronazhistët tanë do niset ndonje autubus ?? Apo ska sufllaqe në Beograd vetëm pickavicka dhe gullash...

    1. V
      Vjosa.al

      Eshte nje tubim nacionalist, shovinist dhe fashist. Eshte nje tubim i organizuar nga Vucic, ish ministri i propogandes se Miloshevicit. Ngjan si dy pika uji me mitingjet nacionaliste te Miloshevicit dhe synon pikerisht ringjalljen e shovinizmit, genocidizmit dhe irredentizmit te fushatave te Milos, per te ndezur perseri histerine e Serbise se Madhe, nen egiden e vjeter ''Bota Serbe''. Ky aksion eshte, pa dyshim, i bashkerenduar me Rusine e Putin-it dhe shenjon fillimin e fushates dhe presionit per riberjen e Dejtonit, kete here me protagonist ne tavoline Rusine e ringjallur, te modernizuar dhe te armatosur deri ne dhembe, me qindra miliarda eurot qe Evropa i paguante cdo muaj per gazin rus, duke i vene minat Nato-s dhe barrieres se saj ne Evropen Lindore. Nje Dejton i Ri ky, me gjasa i negocuar (ndoshta edhe i vendosur) ne takimin e Helsinkit ne 2018 midis Trump dhe Putin, qe projektoi vijat e reja te influencave ruso-amerikane ne Evropen Lindore dhe ne Ballkan. Nje Dejton i Ri, ku harta e Ballkanit eshte ridezinjuar me kufinj etnike, ne dobi te nje Serbie te Madhe me Republiken Serbskaja dhe Kosoven Veriore brenda saj. Pasojat e takimit koke me koke Putin-Trump ne Helsinki me 2018 per Kosoven u ndjene menjehere ne fushaten e paprecedente te renditjes se Washingtonit me Brukselin filoserb per te shantazhuar dhe gjunjezuar Kosoven te pranonte negociata dhe marreveshje poshteruese me Serbine deri ne pranimin e Zajednices per komunat me shumice serbe edhe pse Serbia jo vetem nuk kerkonte falje per genocidin e saj ne Kosove, por deklaronte dhe deklaron hapur se kurre nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. Faktikisht, mund te thuhet se sot, investimi Klinton-Bleir-Ollbrajt-Bush ne krah te Kosoves dhe mbrojtjes se popullit te saj nga genocidi serb nepermjet Nato-s dhe realizimit te Pavaresise se Kosoves, eshte lene menjane, eshte zbehur dhe eshte kthyer ne nje presion dhe shantazh per tju bindur Brukselit proserb me cdo kusht dhe me cfaredo leshimesh. Violina e Takimit te Helsinkit Putin-Trump per Kosoven, u ndje gezueshem edhe ne Bruksel dhe u konkretizua edhe me detyrimin per te pranuar Gjykaten Speciale te Kosoves per krimet e luftes qe, Kosova martire dhe e genocidizuar, na paskesh bere ndaj serbeve. Ky imoralitet juridik, politik dhe diplomatik, po shpaloset me tere paturpesine dhe perversitetin e saj sot ne Hage, ku UCK dhe lideret e saj jane vene nen nje gjykim ala-fashist qe u projektua dhe u montua nga Rezoluta e Parlamentit Evropian me akuza te kurdisura nga sherbimi serb dhe te paguarit e tyre nga lobet filoserbe evropiane. Per fat te keq, nga naiviteti apo nga megalomania, nga injoranca apo nga diplomacia prapa skene euro-atlantike qe shantazhon shtetin shqiptar, Edi Rama eshte bere tellalli dhe kallauzi i projektit Ballkan i Hapur, qe mund te perkthehet ne shqipen e thjeshte si Ballkan i Serbizuar me berthame Serbine e Madhe filoruse. Mitingu i tanishem millovishicjan i Vucic-it eshte kambana e madhe serbe e temjanosur nga ortodoksia fondamentaliste e saj per te deklaruar se Serbia e Madhe, e riarmatosur deri ne dhembe me sisteme moderne sulmi, po shpall synimet dhe fuqine e saj, po fillon marshimin e madh per serbizimin e Ballkanit Perendimor dhe per te dale ne Adriatik. Brukseli filoserb ferkon duart dhe ndez qirinj ngasherimi dhe gezimi. Amerika e Bajdenit po lan duart, si Ponc Pilati, pasi i ka braktisur Ashim Thacin me shoke si edhe UCK-ne, aleatet e saj te ngushte, ne bodrumet e Hages. Shqiptaret e Amerikes, per Festat Kombetare, bejne shqiponja me duar, bertasin ''oh sa mire me kene shqiptar'' dhe kthehen ne krahun tjeter per te fjetur gjume dhe, me shume se gjysma e tyre, enderrojne e mezi presin qe te votojne perseri per Trump-in, i cili nga ana e tij, mezi pret te beje nje Dejton te Ri me mikun e tij te ngushte Putin.

      1. T
        Trapi

        @Vjosa al Dukesh e ditur dhe analitike, por nuk je e plote. Ke shkruar gjate dhe per shume probleme, por me lejo te jap nja dy-tre mendime. Paraprakisht ne fjalimin tend duket nje ndjenje armiqesore me Ameriken. Shan si Trampin ashtu dhe Ameriken e Bajdenit. Me lejo te te them se politika amerikane shte e thelle dhe jo per mendjen tende. Ne kontekstin e pergjithshem Amerika eshte aleate me Evropen kunder rusit, por nga ana tjeter Evropa nuk ploteson detyrat e saj. Qe te mos zgjatem shume vetem po kundershtoj konceptin tend te Dejtonit te Ri qe Trampi dhe Putini "mund te kene firmosur"... Kjo eshte nje teme e thelle dhe strategjike si per Rusine ashtu dhe per Ameriken, por kundershtari kryesor ishte Evropa dhe Merkel me politiken e saj lajkatare dhe pro ruse, qe lekundej ne dy karrike... Po te kujtoj vetem dy momente te asaj kohe. Trampi hapur dhe shkoqur i kerkoi Merkelit te paguante 2 perqintshin si kuntribut ndaj NATOS dhe fare hapur i tha asaj tekstualisht: Ti Merkel ben kontrata me Rusine(eshte fjala per gazin), paret ja jep rusit dhe kerkon te te mbroje NATO(lexo Amerika)...Po te kujtoj se problemi i Kosoves gjithmone ka qene pjese e kesaj politike si te Amerikes ashtu edhe te Evropes....Konkretisht po te kujtoj se vertet Trampi dhe Putini ishin marre vesh qe ne Ballkan te ecej drejt zgjidhjes perfundimtare te problemit qe ishte "shkembimi i territoreve". Sipas kesaj strategjie, Amerika "fitonte" Kosoven dhe Rusia Serbine, ne kurris te Evropes....Ne kete kontekst Kosova do merrte Presheven dhe Bujanovcin ne shkembim te Veriut te Mitrovices. Pasurite(Trepcja dhe Unjami) do i jepeshin kompanive amerikane me koncesion 100 vjecar....Merkeli e kundershtoi kete ide dhe ja ku jemi...Ideja e "shkembimit te territoreve" ishte nje ide e Trampit per te eliminuar luften ne Evrope, por qe nuk pranohej nga Evropa qe "edhe i ha edhe i djeg"...Pra si Putini ashtu dhe Trampi ishin dakort qe problemet te zgjidheshin me bisedime dhe jo me lufte. Ata mendonin se referndumi popullor do ishte me i mire se lufta....Perfundimisht, nuk pretetndoj te jem ndonje strateg, por kjo ide ishte ne perputhje edhe me interesat tona, ku gati gjysma e popullsise some eshte jashte kufive. Me thene te verteten kjo ide ishte edhe ne interes te Serbise dhe Rusise, por nuk i konvenonte Evropes. ishte deshtimi i kesaj politike qe sot po behet lufte edhe ne Evrope....E kuptoj qe mund te mos jem shume i pelqyer ne kete koment, por me mire i papelqyer dhe i drejte se sa lajkatar dhe i pelqyeshem, sic pretendon te jesh ti qe sulmon politiken Amerikane ne funksion te mbrojtjes se politikes se Merkelit....

        1. O
          Open Balkan

          Megamiting të tipit milosheviqian dhe hitlerian! Dodik dhe Vulin nga Moska direkt e në miting. Ka siklet ky miku i Ramës.

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema