Pesë policë të lënduar dhe katër automjete të dëmtuara nga situata në Veri

26 Maj 2023, 16:30Rajoni TEMA

Pesë policë të lënduar dhe katër automjete të

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pesë zyrtarë kanë mbetur të lënduar për shkak të situatës së tensionuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në komunikatë.

Nga policia është thënë se përveç lëndimeve, ka pasur edhe dëmtime materiale.

“Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë”.

Ndërsa më qëllim të mbrojtjes së tyre, policia është detyruar të përdorë mjete të cilat do t’u ndihmonin për vetëmbrojtje.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”.

Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.

Nga Policia është thënë se do të vazhdojnë të mbajnë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.​

Në mesditën e së premtes në katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës u dëgjuan sirena alarmi si paralajmërime për serbët lokal të cilët më pas bllokuan qasjen për në objektet komunale të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Arsyeja e lëshimit të alarmit dhe rrjedhimisht tubimit të serbëve lokal në ndërtesat e Kuvendeve Komunale ka për qëllim pengimin e kryetarëve të rinj të cilët kanë tentuar të hyjnë në hapësirat e komunave.

Albanian Post pak orë më parë ka raportuar mbi aksionin e Qeverisë së Kosovës, e cila është vendosur që të marrë objektet komunale nga strukturat paralele në atë mënyrë që kryetarët e rinj ta vazhdojnë mandatin në ndërtesat e komunave.

Sipas të njëjtave burime, qeveria paraprakisht i ka njoftuar edhe ambasadat e shteteve të QUINT-it (ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali) në Kosovë, por nuk ka gjetur pajtimin e tyre për këtë veprim.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar udhëheqësit e strukturave paralele në Veri “të mos qëllojnë të parët”, pas planit operativ të Policisë së Kosovës për të marrë objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

5 Komente

  1. P
    P

    Njesite policore relevante????Na e perkthe ne shqip o gazetare se nuk kam fjalor me vete.Shume i jashtem dukesh

    1. P
      Pjeter mustaku

      Si ka mundesi qe i bejne te fortin keta serbet Albin Kurtit?

      1. M
        Minoritari Grek

        Jemi me Fredi Belerin, .Milosheviqin, Arkanin, Radovan Karadzic, Mladic, Janullatos.

        1. A
          Ali pash tepelena

          Ti je me fredin po aj nuk eshte me ty eshte ne kafaz or grek i palarë

          1. R
            Remo

            Minues gruaqir......"Fredi Belerin" nuk e shkruan "Beleris"(sic pretendojne ata "minoritarie" qe s'jane te tille), po ashtu, R.Karaxhic, e shkruan Karadzic(ashtu sic e shkruajne koqevaret dhe vete serbet). O islamqen, mundohuni te shuani ate flake qe keni ndezur atje e jo te hapni ne shqiperi nje tjeter, he skuther.

          Lini një Përgjigje