Hoti: Raportimi i Kurtit është vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për të udhëhequr dialogun

18 Shtator 2023, 12:32Rajoni TEMA

Hoti: Raportimi i Kurtit është vajtim dhe dëshmi e

Ish-kryeministri i Kosovës njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Albin Kurti pas takimit të fundit në Bruksel. 

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti po tregon paaftësi që të udhëheq me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, në koordinim me aleatët si dhe me konsensus të brendshëm politik.

“Lidhur me dialogun dhe konferencën e sotme për media të Kryeministrit:

1. Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm.

2. Raportimi lidhur me dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet: “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita.

3. Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës.

4. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë. 

5. Sot, asnjë konsultim për dialog nuk ka mes partive politike të pozitës dhe opozitës, siç ka ndodhur në të kaluarën. Në qeverinë paraprake, kur dialogu nisi për marrëveshje për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ishte formuar “Forumi i partive politike” për informim të rregullt dhe konsultime me partitë politike. Ky forum ka mbajtur disa takime, ku janë informuar partitë politike të pozitës dhe opozitës”, shkruan Hoti.

4 Komente

  1. K
    Kozmo

    Kur te PLAS CIPA ne Politike , nuk te ben pershtypje se cfare flet. SI te paturpshem qe jane nuk u kenaqen per gjemen, qe i bene Kosoves me ZAJEDNICEN , por kerkojne qe Kurti te bjere ne BATAKUN e Tyre Idiot, manipulues. KY eshte nje TURP I madh per Politike Shqipetare.

    1. a
      al-bin,bir i mesjetes se pushtimit otoman

      Hoti me ne fund,ne tere ate tallava mesjetare anadollake kosovare,ish kryeministri i duhur per ta udhehequr Kosoven,drejt nje demokracie perendimore,si nje diplomat i maturuar dhe modern. Por nuk ish e thene,katundari djallezor anadollak al-bin,i ngriti prite,qeverise se Hotit dhe kosoves,se bashku me haxhiqmilsit e tij,qe andej jane te shumte ne numer dhe qe tani se bashku,po e gremisin Kosoven drejt erresirave te mesjetes otomane dhe arabe.

      1. e
        emigranti

        Hoti dhe opozita kosovare qe kerkon rrezimin e qeverise Kurti ne vend qe te mbyllin gojen per demet e shkaktuara Kosoves hiqen si mbrojtes te saj, pa patur ndonje strategji pervec asaj te neneshtrimit ndaj interesave te Serbise, sic kane bere ne te kaluaren. Europes dhe Amerikes I intereson vetem stabiliteti ne rajon dhe per kete nuk jane shume te interesuara per interesat kombetare shqiptare. Qeveria Kurti eshte qeveria kosovare me demokratike qe ka patur Kosova dhe Shqiperia, prandaj edhe populli shqiptar , vecanerisht ai ne Kosove e mbeshtet, pasi eshte ne mbrojtje te interesave kombetare.

        1. a
          astrit

          Per Hotin nuk di ndonje gje qe te pozocionohem por me ka mbetur ne mendje kur ai i thirrur nga presidenti i SHBA sebashku me ate te serbise e Hoti me ngjante si ata femijet e kopeshtit qe nuk dinin se ku eshte dera e se kush ishte ai xhaxhi trupmadh qe e kishte trembur deri ne shpirt.

          Lini një Përgjigje