Themeluesi i UÇK nxjerr bllof Albin Kurtit: Asocacioni i vitit 2013 parashikonte njohjen de fakto!

16 Shtator 2023, 21:40Rajoni TEMA

Themeluesi i UÇK nxjerr bllof Albin Kurtit: Asocacioni i vitit 2013

Pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia, ka pasur reagime të shumta.

Pas kësaj deklaratë në një prononcim për Gazeta Blic, Themeluesi i UÇK , ish nenrkyetar i Kuvendit te Kosoves, aktualisht, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen “ De Facto”, po fatëkeqësisht nuk duan ta pranojnë.

Marrëveshje e vitit 2013, për ata që dinë te lexojnë politikisht në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “ De Fakto”. Por fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, tha Haliti për Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, atëherë do jetë njohja reciproke e padeklaruar.

Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, proqesi në vetëvehte do jetë njohja reciproke e padeklaruar”, shtoi ai.

Deputeti Haliti thotë se prollongimi i  fillimit të zbatimit të marrëveshjës nuk shkon në favor të Kosovës, ku thotë se ndihet keq pasi që po zhvillohet fushatë e qëllimshme për ta futur thellë në gabime kryeministrin Kurti .

“Prollongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës. Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimëshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime z.Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Sipas Halitit për të ardhmen e vendit tonë dhe të rajonit në bisedime duhet të jemi largëpamës.

Prandaj mendoj që në bisedime duhet të jemi largëpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”, tha ai.

3 Komente

  1. Z
    Zdravo marrëveshije

    Me kohë është thënë se janë vetëfundosje jo vetëm të atyre analfabetëve fuksional por po marrin me vete edhe Kosovë e pavarur e demokratike - dëshirën madhe të Vuçiqit.

    1. P
      Pilo Lala

      Edi Rama e shpjegoi qarte, sa here nuk pranon nje draft te propozuar nga Amerika dhe Europa, drafti tjeter eshte shume me i keq se i pari. Kjo po ndodh me Kosoven, vete Kryetari Kuvendit e pohon qe drafti i Hashim Thacit ne 2013 , 2015 , eshte shume here me i favorshem per Kosoven, se ai qe i kane vene perpara Albin Kurtit. Dhe ai qe do vije , do jete akoma me i keq. Populli Kosoves duhet te rrjeshtohet me Ameriken, perndryshe do shkoje dem lufta e UCK. Kosova do ngelet nje territor kopil, si Palestina.

      1. P
        Pilo Lala

        Albini ka vite qe ja hedh fajin Serbise per mosnjohjen e Kosoves ne Bote. Kjo eshte njesoj sikur Traineri i Polonise, te fajesoj Ekipin Shqiptar per humbjen 2-0. Kete perralle te Albin Kurtit, vec disa intersaxhinj e ndjekin pas, populli i Kosoves duhet te shkeputet menjehere, te rrjeshtohet me Ameriken.

        Lini një Përgjigje