“Po bllokonin rrugët, kishim vite që...”, zbardhet dëshmia në polici e grekut që vrau 39-vjeçarin shqiptar

16 Shtator 2023, 09:12Rajoni TEMA

“Po bllokonin rrugët, kishim vite që...”, zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke sa i takon ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në qytetin e Pireut në Greqi, ku u ekzekutua një 39-vjeçar shqiptar me plumb në kokë.

Ngjarja makabër ndodhi paraditen e djeshme (15 shtator), ajo që bie në sy në fakt është dyzimi i vrasësit 68-vjeçar, Dhimitris Kutrumanis i cili në polici ka shprehur se nuk ka dashur të përfundonte kështu.

Sidoqoftë ditën e djeshme mediat raportuan se ky i fundit jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje u shpreh se kishte ‘mbaruar punë’.

“Kishim vite fërkime. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë në polici autori i vrasjes së shqiptarit Brigen Limka me origjinë nga Korça.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku shqiptari punonte si roje parkingu.

Policia tha se 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.


Shqiptari, babai i tre fëmijëve është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke. 

 

Lini një Përgjigje