Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

15 Shtator 2023, 17:00Rajoni TEMA

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi më 15 shtator se ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri me inicialet S.F, për veprën penale krime lufte.


I dyshuari, sipas Prokurorisë Speciale, ishte pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në kohën kur dyshohet se e kreu krimin në vitin 1998, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

PSK-ja tha se ai, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në makinën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1988 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë.”

Me këto veprime, i pandehuri në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale ‘’krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së, njoftoi Prokuroria.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

Lini një Përgjigje