Stano: Masat ndaj Kosovës edhe mund të rëndohen më shumë

15 Shtator 2023, 13:38Rajoni TEMA

Stano: Masat ndaj Kosovës edhe mund të rëndohen më

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar në konferencë për media se masat shtrënguese kundër Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda, varësisht çfarë drejtimi merr situata.

“Masat e përdorura në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme, masa që janë aprovuar nga shtetet anëtare, pasi të gjithë u pajtuan.

Të gjithë u pajtuan që tani ne duhet të përdorim edhe shkopinj e jo veç karota. Ato do të qëndrojnë për aq gjatë sa shtete anëtare e shohin të nevojshme, gjithashtu mund t’i zbusim, por edhe mund t’i rëndojmë”, deklaroi Stano.

Ai, pohoi po ashtu se Bashkimi Evropian nuk është palë në dialogun Kosovë-Serbi, kështu duke thënë se nëse palët refuzojnë që të gjejnë kompromis, asnjëherë nuk do të kenë sukses.

“Më lejoni të kujtoj një gjë që BE-ja nuk është palë e dialogut. Palët e dialogut janë Kosova dhe Serbia, BE-ja është lehtësuese në bazë të çështjeve të shprehura nga të dyja palët, kështu që ne jemi duke bërë rolin e lehtësuesit dhe po ndihmojmë të dy palët që të arrijnë marrëveshjet mes tyre”.

“Por, ne kurrë nuk do të jemi të suksesshëm për sa kohë që palët refuzojnë të ecin në rrugën e kompromisit dhe nëse ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata dhe dikush nuk dëshiron ndihmë, çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Stano para gazetarëve.

Ai ka bërë të ditur se pas informimit tek vendet anëtare të BE-së nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, do të vendoset se çfarë do të ndodh me dialogun.

“Lajçak, pas këtij raundi të dialogut do të shkoj në vendet anëtare dhe do t’i informojë përsëri vendet anëtare në nivele të ndryshme për atë që ndodhi dhe analizën tonë se çfarë ndodhi dhe përse. Më pas vendet anëtare të BE-së do të vendosin se çfarë do të ndodhë më pas”.

Për takimin e së enjtes në Bruksel, ai u shpreh se është situatë që ka filluar të përsëritet.

“Ky është skenari që po e kemi herë pas here kohëve të fundit”.

“Por, ne kurrë nuk do të jemi të suksesshëm për sa kohë që palët refuzojnë të ecin në rrugën e kompromisit dhe nëse ju po përpiqeni t’i ndihmoni ata dhe dikush nuk dëshiron ndihmë, çfarë mund të bëni?”, ka thënë Stano para gazetarëve.

 

5 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Europa kerkon ta nxjerri nga shinat Albin Kurtin, nuk e duan ne tavoline. Edhe pse tani ai e ka aprovuar assosacionin, vazhdon te behet pengese. Eshte totalisht jashte realitetit per kompromis. Eshte i padeshirueshem nga Amerika.

    1. H
      Hero

      Al Bini eshte nje gomar ,por me gomere jane sta qe e mbeshtesin ,

      1. T
        Trapajane hesapi

        Aman o zoti Stani,vetem Serbine ma kini kujdes,sepse kosova eshte fajtore.Ajo Ka bere krimet lufte.NETO nderhyri per te shpetuar popullin nga krimet e UCK.Ja ,kjo eshte historia Ja kemi marre doren Shtremberimit te historise.Kriminelet dalin viktima viktimat dalin kriminele.Tamam,a nuk Nisi keshtu Shtremberimit i historise se luftes se dyte boterore?Pas luftes,bashkepuntoret e nazifashizmit u bene luftetare te Lirise,luftetare e Lirise kriminele.Dhe sot ,nazifashizmit triumfon ne Europe dhe ne Shqiperi.Do te vije koha te therrasin "viva duce"-"heil Hitler"

        1. D
          Detari

          keto 20 vitet e fundit nuk kam pare BE-ne te thoje ndonje gje per serbine. Fajin se kane ata, fajin e kemi ne qe ne vend te ndertojme 1000 reparte ushtarake ne ndertojme 1000 xhami, dhe ne fund dihet i forti fiton.

          1. M
            Milo

            Po can ndime eshte kjo ju te BE jeni bere servilat e serbise qe po ju qi para dhe mbrapa mire ka bere albino mose te pranoje ase gje pa mare njofjen na Serbia dhe evropa ka per ti grene Karin kosoves BE DUHET TE KUPTOJ SE SHQIPTARET JANE 20 MILJONE DHE E PO U NGRITEN HATERE lufta e Ukraine's do ti duket BE lule se BE ka per tu shkateruar mose te theme qe atere do nisi lufta e trete botrore bolle u fallen evropianet me shqiptare ka ardhur koha qe te gjithe shqiptare ruhet te ngrihen ne nje proteste anembane Ku ka shqiptare qe ta kuptoje kjo evropa kurve se ca Jane ne gjendje te beje shqiptare fuck BE

            Lini një Përgjigje