''Paaftësinë e liderëve për të gjetur zgjidhje e vuajnë qytetarët'', Borrell flet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiçin

14 Shtator 2023, 16:07Rajoni TEMA

''Paaftësinë e liderëve për të gjetur

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit të dështuar ditën e sotme, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka dalë në konferencë për mediat.

Borrell tha se palët duhet të marrin veprime të menjëhershme për qetësimi e situatës në veri, ndërsa sa i përket zgjedhjeve në veri të Kosovës, sipas tij dy janë rrugët.

Rruga e parë dhe e duhura sipas Borrell është dorëheqja e kryetarëve aktuale, ndërsa e dyta që mund të zgjasë edhe është e pasigurtë është ajo e mbledhjes së firmave nga serbët e Kosovës.


Në fund Borrell tha se paaftësinë e liderëve për të gjetur zgjidhje në fund e pësojnë e qytetarët.

“Dua të informoj se nuk kishte asnjë proges në përshkallëzimin e tensionet në veri të Kosovës, si kujtesë, të gjitha 27 vendet anëtare të BE, të gjithë së bashku kanë kërkuar, pa i diskutuar që të zgjidhet problematike.

Ata dështuan që të arrinin  të ndërmarrjen e veprimeve dhe përshkallëzimin. Ne i shtymë të dyja palët që të marrin veprimtari të menjëhershme në veri , për të mos pasur me tensione, për të siguruar që edhe zgjedhjet lokale të kryhen në mënyrë imediate.

Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të shkojnë qoft me dorëheqjen e kryetarëve, ose nepërmjet mbledhjeve së firmave nëpërmjet serbëve të Kosovës.

Dua të sqaroj në respekt të BE, dorëheqjen e kryetarëve të zgjedhur me 3% është rruga më e shpejtë dhe më e mirë.

Ajo e firmave është një rrugë më e gjatë dhe më e sigurt. Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë, sepse ndryshe nuk do të kishte kuptim.

Po ashtu, e mirëpres përfshirjen e presidentit serb, Vucic. Risku do të zgjasë edhe implementimin e marrëveshjes edhe rrugën drejt procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Që prej marsit kishim një marrëveshje shumë të mirë. Nëse kjo marrëveshje do të implementohej gjithçka do të normalizohej. Më vjen keq që sot nuk kemi më kohë. Në fund të ditës ata që vuajnë më tepër nga paaftësia e liderëve për të gjetur një zgjidhje janë qytetarët”, tha Borrell.

 

 

4 Komente

  1. v
    vang

    Po ju te BE-se cfare beni?

    1. M
      Mendimi i nje Orthodoksi nga Devolli i Korces .

      Ore juve te Evropes ! A nuk e kuptoni akoma se fajtore ishin ata qe nuk u mblodhen per te marre pjese ligjerisht ne zgjedhje , pra po keta qe e bene kete kotke (ngaterese) duhet qe tani te mos vonojne me por te mbledhin firmat e tyre per te krijuar mundesi tjeter ligjore per zgjedhje te reja . Nese kjo pale sot nuk deshiron keshtu atehere perseri po kjo pale pas doreheqjes te pales tone , ndoshta potencialisht mund te sajoje nje dicka tjeter me synimin e qarte qe po kjo pala tjeter te mund te perfitoje me cdo kusht mbi ligjin real veprues , i cili eshte mundesi perfituse jo vetem ndaj njeres pale por per te dyja palet , pra jo vetem per te favorizuar vazhdimisht njeren pale duke na thene neve popullit se juve po ju humbet koha . Koha le te kaloje dhe ca sepse zgjidhja teresore e problemit midis ketyre dy paleve kundershtare nuk mund te vije kursesi thjesht nga doreheqja e 4 individeve prej te drejtes ligjore te fituar nepermjet zgjedhjeve ligjore , mbasi pala tjeter bojkotoi sipas synimit te largme te saj madhor . Jo nje subjektivizem te tille , alla evropjance , per nje favorizim te shpejte te pales kundershtare e cila bojkotoj perballjen ne zgjedhjet ligjore te meperparshme!

      1. D
        Dardan

        Paaftesine e ndermejtesve te BE-se Borrell dhe lajcak e vuajne shqiptaret! Borrelli vjen nga nje shtet (spanjoll) qe nuk e njeh Kosoven, ndersa Miroslav Lajçak është diplomuar në moshën 24 vjeç në vitin 1987 në MGIMO-n e MPJ ruse. Një vit më vonë në vitin 1988, kur vendi i tij ishte anëtar i Traktatit famëkeq ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i sunduar nga Moska dhe kur kuadrin diplomatik të shteteve të Tratatit të Varshavës e bënin institucionet ruse, Lajçak emërohet diplomat në ambasadën çekosllovake dhe sllovake në Moskë, ku qendron deri në vitin 1993. Pas kësaj ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare , të cilën nuk mund të mendohet ta ketë një diplomat i një shteti të vogël e të varfër, pa një përkrahje të vazhdueshme nga një shtet i fuqishëm. Ai gjeti të shtruar në tavolinë postet të rëndësishme diplomatike si drejtor Ekzekutiv në misionin e OKB për Ballkanin, i dërguar i posaçëm i BE për referedumin e pavarësisë së Malit të Zi, përfaqësues i lartë i BE në Bosnje-Hercegovinë, ministër i jashtëm i Sllovakisë, president i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, kryetar i OSBE në Vienë, etj.etj. për të mbrritur tani te posti delikat i përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë. Në vitin 2018 MPJ e Rusisë i dha Miroslav Lajçakut titullin “doktor honoris causa” i Institutit MGIMO, për merita që duket ishin përputhur me interesat e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

        1. B
          BE e një anëshme

          Nuk do të thosha se është e vërtet paaftësi e ndërmjetësve te BE-se Borell e Lajçak sepse te dy vij nga vendet që nuk e njohin Kosovën dhe shihet me kanë ngarkesë krishterimi. Kjo është dit që para fillimit të bisedimeve prandaj BE nuk ka fuqi ti zgjidh problemet në brenda Evropës me lloj lloj politikanesh dhe ideologjish ekstreme. Prandaj gjithçka vendnumëron ose dështon. Konferenca ndërkombëtare për ligjshmërinë e shpalljes së Kosovës së Pavarur dhe luftës së saj të drejt duhet të jetë baza e bisedime dhe çka tutje. Këta emisar deri tash vetëm sa po e thellojnë krizën dhe dyshoi se kanë qëndrim të ligjshëm dhe të sinqertë. Përfaqësitë Kosovën nuk kanë përvojë, autoritet dhe aftësi për dialog me serb dhe BE prandaj kjo do të zgjatët shumë dhe në dëme të shqiptareve.

          Lini një Përgjigje