Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një interivstë për prestigjiozen Politico, ka pranuar se tensionet në Veri të Kosovës, “nuk i ndihmojnë askujt, i bëjnë njerëzit të ndihen të pasiguritë dhe largojnë investuesit potencialë”.
Mbi këtë premisë Osmani ka thënë se vendi duhet të përkujdeset që çdo gjë të bëhet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtare, e me aleatët në atë mënyrë që të evitohen tensionet.
“Dhe po ashtu tensionet u marrin aq shumë energji institucioneve, në vend se të merremi me reformim të sistemit të arsimit, shëndetësisë, e të krijojmë vende pune. Historia e Kosovës është histori e aksioneve të përbashkëta. Kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur kemi punuar së bashku me partnerë, e aleatë”, ka theksuar Osmani.
Gjatë intervistës ajo ka theksuar se si presidente e vendit ka bërë të qartë qysh më 1 qershor se Kosova është e gatshme të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në Veri.
Kësisoj ajo ka kërkuar që ndërkombëtarët të përkujdesen që të mos lejojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç-in sërish në zgjedhjet e një vendi tjetër.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia”, shpjegon ajo.
Sipas saj bojkoti i zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore nga serbët nuk erdhi mbi baza vullnetare, por u bë shkaku i presionit që po i bëhej popullatës lokale në këto komuna.
“Ka pasur raste që serbët që kanë dashur të votojnë janë rrahur apo kidnapuar nga njerëz të shërbimit sekret të Serbisë që drejtohet nga Aleksandar Vulin, një njeri që gjendet në listën e zezë të SHBA-së”.
Ajo ka shtuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të krijonte më tepër stabilitet dhe paqe duke thënë se është e vështirë të ndalohet ndjenja e padurimit me proceset e gjata eurointegruese.
“Është e vështirë të mos bëhesh i padurueshëm, veçanërisht kur të kërkohet të kompletosh detyra shumë konkrete dhe e bën çdo gjë që të kërkohet dhe nuk ndodh asgjë. Vetëm merrni procesin e liberalizimit të vizave, që të flasim teknikisht është ndryshe nga rruga e integrimit, por është pjesë e asaj ndjesie që je pjesë e familjes evropiane. Ne kemi kompletuar gjitha kriteret, në fakt dyfish më tepër kritere krahasuar me çdo shtet tjetër në rajon dhe atë pesë vjet para se të marrim vendimin për liberalizmin”.
Ti si lopë e Mitrovices dhe Albini si mashtrues e keni tensionu situaten në veri te Mitrovices dhe si pasojë e kesaj na janë vënë sankcionet nga BE dhe nga SHBA Ju nuk meritoni te jeni në krye te presidences as mashtruesi nuk mëriton te jetë në kryministri Kosova as në okupim nga Serbia nuk ka qenë në ketë gjendje e izoluar dhe pa miq nderkombtarë Te vetmin mik ideologjik ju e keni Greqinë Serbinë dhe Rusinë ndoshta edhe Koren e veriut
Tani e kuptoi kjo qe Albini po tensionon situaten ne Veri? Cfare ishte ajo historia e Targave? Kujt po i plas per targat, perpara njohjes Kosoves nga OKB. Tani Amerika dhe Europa e kane braktisur Albin Kurtin dhe Kosoven. Nqse nuk ndodh dicka ne ndryshimin e Qeverise Kosoves, Kosova shpejt do behet Palestine.