Një komandant turk në krye të KFOR-it

13 Shtator 2023, 19:40Rajoni TEMA

Një komandant turk në krye të KFOR-it

Në prag të inaugurimit të komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti të martën gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutas i shoqëruar nga komandanti italian në largim, gjeneralmajor Angelo Michelo Ristucci, raporton Anadolu.

Presidentja Osmani shprehu besim të plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneralmajor Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Gjatë takimit, Osmani theksoi nevojën e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, me qëllim të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ajo e prezantoi komandantin e ardhshëm të KFOR-it me sfidat e sigurisë “të shkaktuara nga strukturat ilegale në veri të vendit, të udhëhequra nga Serbia, të cilat udhëhoqën sulmet ndaj anëtarëve të KFOR-it më 29 maj, si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë dhe gazetarëve të Kosovës”.

Gjeneralmajor turk Ulutas do të marrë komandën njëvjeçare të KFOR-it në tetor. Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar ushtarak turk komandon një mision paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që nga viti 1999. 

4 Komente

  1. O
    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

    Uturakut turk i kerkohet nga KFOR te merret vesh me birazeret pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit..... allah uakbar

    1. A
      Abdylheqim Karamahutmefmeti

      Këmbë mbi këmbë, moj gjeraqinë, tamam si tek kënga “KU E KISHTE KRUSHKA SHTËPINË” cikur këmba në tavolinë, alla frënga me tanuz, është bërë presileshka karaduz.

      1. M
        Mbiemri i presidentes ështe më Turk se vet Turku.

        Dite e madhe për Turqit shqip foles. Më bër përshtypje buzeqeshja e Zonjes Osmani, tani i thote Turkut që jame më Otoman se ti se pse edhe mbiemri e tregon kët. Veç Turqit shqip mbane mbiemrat e pushtusve edhe pse kane kalue më shume se një 100 vite që jemi çlirue nga ta.

        1. k
          konferenca islamike

          Me ne fund kjo docia bastarde e pushtimit otoman,e paska gjetur rehatllikun e trurit te saj te kalbur,duke u bashkuar me produktin e babe sulltan rdogan. Jepi europe!Nje hap me shume duke i hedhur benzine zjarrit qe vazhdon te ndeze,nje sharlatan i eger produkt i erresires mesjetare aziatike,sic eshte al-bini, karshi mender poltikes se te cilit keni kohe qe e kritikoni dhe me ne fund keni marre dhe masa ndeshkimi.

          Lini një Përgjigje