“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”. Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimit në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borella, dhe të dërguarin special të BE-së për Prishtinën, Lajçak”, thuhej në një postim të Vuçiçit në Instagram.
Kjo është hera e parë që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç takohen që prej muajit maj dhe i pari që vjen që prej përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
Tensionet në veri të vendit sollën edhe një sërë sanksionesh të Kosovës.Ndërkombëtarët dhe opozita ka drejtuar gishtin ndaj qeverisë Kurti për situatën e shkaktuar.
Megjithatë, pas masave ndëshkuese, qeveria u tërhoq duke pranuar mundësinë për zgjedhje të reja me praninë e serbëve.
Lini një Përgjigje