Kurti pas takimit me Vuçiç: S’pati kompromis! Asociacioni s’mund të dalë si qerrja para kuajve

14 Shtator 2023, 16:54Rajoni TEMA

Kurti pas takimit me Vuçiç: S’pati kompromis!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Pas takimit me presidentin Aleksander Vuçiç, Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozim, por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka mundur të ketë kompromis në Bruksel.

“Kam propozuar një udhërrëfyes të senkuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha ai.

Ai theksoi se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat e tjera.

“Nuk jemi në prillin e vitit 2013. Kjo nuk është marrëveshja e vitit 2013. Nuk mund nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm njëra dhe të vendoset si qerrja para kuajve”, ka deklaruar Kurti.

Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.

“Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”, shtoi Kurti.

9 Komente

  1. k
    katarakti

    I lumtë. Ky ështê pasardhës i denjë i Isa Boletinit, Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit. Dhe do mbetet në histori si këta të tre. Tê pranohet asosacioni, për të tjerat shohim e bëjmë, - thonë serbët bashkë me perëndimorët. "Prit gomar të mbijë bar, kështu thotë Balli Kombëtar"! Ndërsa në Tiranë do të shpërthejnë tani pasardhësit e denjë të Esat Pashë Toptanit dhe Hamza Kastriotit. O burra me gurë tani kundër "tradhtarit" Kurti. O ju marrtë mortja më mirë. Zvarritur ngelët si në kohën e Enverit pas kinezëve edhe sot në kohën e demokracisë.

    1. t
      tpc

      Ha ha ha. Ky eshte Esat Toptani i Kosoves.

      1. E
        Epirioti II

        Kurti nuk eshte thjeshte "tradhtar". Eshte antishqiptar dhe me shume pushtet, pra nga ata qe i bejne dem kombit me shume se tradhtaret.

      2. D
        Dardan

        Miroslav Lajçak është diplomuar në moshën 24 vjeç në vitin 1987 në MGIMO-n e MPJ ruse. Një vit më vonë në vitin 1988, kur vendi i tij ishte anëtar i Traktatit famëkeq ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i sunduar nga Moska dhe kur kuadrin diplomatik të shteteve të Tratatit të Varshavës e bënin institucionet ruse, Lajçak emërohet diplomat në ambasadën çekosllovake dhe sllovake në Moskë, ku qendron deri në vitin 1993. Pas kësaj ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare , të cilën nuk mund të mendohet ta ketë një diplomat i një shteti të vogël e të varfër, pa një përkrahje të vazhdueshme nga një shtet i fuqishëm. Ai gjeti të shtruar në tavolinë postet të rëndësishme diplomatike si drejtor Ekzekutiv në misionin e OKB për Ballkanin, i dërguar i posaçëm i BE për referedumin e pavarësisë së Malit të Zi, përfaqësues i lartë i BE në Bosnje-Hercegovinë, ministër i jashtëm i Sllovakisë, president i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, kryetar i OSBE në Vienë, etj.etj. për të mbrritur tani te posti delikat i përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë. Në vitin 2018 MPJ e Rusisë i dha Miroslav Lajçakut titullin “doktor honoris causa” i Institutit MGIMO, për merita që duket ishin përputhur me interesat e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

        1. L
          L’onicofagia

          Mos Shko ne Bruksel kur perfaqesues jane nje Dobiç Slovak Sllav spiun Rus dhe Nje Pijanec Spanjoll ,Vend qe nuk e njef Kosoven….Bravo Kurti je 100 here me Burre se Rama e se kushdo …Shiko interesin e Kosoves se Politikanet e Shqiperise jane shumica te shitur …

          1. P
            Pilo Lala

            Europa po ja ben kastile Albin Kurtit, besoj qe keto 2-3 dite do japi dorheqjen. E kane izoluar.

          2. B
            Bufi

            Shqiptaret duhet te binden se antishqiptarizmi instituciinal vjen piksepari nga zyrat e BE.

            1. E
              Emigranti

              Jam me Kurtin. 100% shqiptare bravo.

              1. E
                Epirioti II

                Te verbuarit si puna jote e mbajne Kurtin ne pushtet qe te vazhdoje ti beje dem Kosoves me shume se gjithe serbet se bashku.

              Lini një Përgjigje