Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se gjatë takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel më 14 shtator, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazës, duke theksuar se edhe Unioni ka paraqitur para palëve një plan të saj për implementimin e sekunecuar.
Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja e ka dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht, Radio Evropa e Lirë duke u thirrur në burime brenda BE-së ka shkruar se qysh në qershor i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte prezantuar një plan të sekuencuar dhe për të kishte pasur deri me tash shtatë runde të takimeve të ndara me palët.
Prandaj pohimi i kryeministrit Kurti se propozimi i tij ka qenë i vetmi në tavolinë, është “thjesht i pasaktë”, thotë burimi i REL.
Dokumenti, në të cilin thirren burimet e BE-së përmend që zbatimi do të niste me “Hapjen e procesit negociues për Statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë“, që nënkupton Asociacionin e Komunave.
Paralelisht Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.
Pastaj do të përmbylleshin negociatat për “Statutin e instrumenteve të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës”.
Hap i radhës, sipas këtij propozimi të BE-së, do të ishte që palët të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbaheshin nga çdo formë e dhunës, apo nxitjes së dhunës.
Sipas BE-së, më pas do të vendoseshin “instrumentet e vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës“ dhe paralelisht do të ndërpriteshin strukturat e administruara nga Serbia në Kosovë dhe transformimi i tyre nën instrumentet e vetëmenaxhimit.
Kjo do të pasohej nga njohja e dokumenteve dhe simboleve kombëtare.
Si hap i radhës do të ishte marrëveshja për një udhërrëfyes të obligueshëm për zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshjet nga e kaluara në dialog.
“Formalizimi i statutit të Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë” do ta përbënte hapin e radhës, pasuar nga aranzhimet praktike për shkëmbimin e misioneve të përhershme. Serbia, pas kësaj, nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, ndërsa Kosova do të kompletonte procedurën e brendshme për mbrojtjen e objekteve kulturore dhe fetare serbe.
Po ashtu, sipas propozimit të BE-së, do të vendosej një grup i veçantë i punës, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, për implementimin e neneve të marrëveshjes. Kurse, pas kësaj, do të pasonte organizimi i konferencës së donatorëve dhe përgatitja e projekteve nga palët.
Në fund, sipas këtij propozimi të BE-së, do të nisnin negociatat për marrëveshjen ligjërisht obliguese për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve.
Ky dokument në të cilin thirren burimet e BE-së, mban datën e 19 korrikut të këtij viti.
Takimi i nëntë ndërmjet Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nuk prodhoi ndonjë rezultat.
Sipas Shefit të Diplomacisë së BE-së ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç-i e pranoi.
Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Kurti dhe Vuçiç, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.
Kurti tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.
Sipas Vuçiç-it, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje”.
Diplomacia europiane po u rikthen shqipatrev vitin e ferrit-1913, kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer i copetoi midis Greqise, Sebise dhe Malit te Zi; tani duan ta sakrifikojne Kosoven nga frika e rusit te tmerrshem Vladimir Putin.
Po Buda, ashtu eshte, perpos se ne 13 n ata nuk na pordhen, ndersa tani, Lajcak, ish sek.pare i pk. Prages, Borell, franca unike, e duan Kosoven si fusnote dhe Serbine si factor.
Absolutisht e vertet! Serbia insiston ne formimin e kancerit brenda Kosoves dhe ne kembim nuk jep absolutisht asgje. Letrat e dokumentat e Kosoves njihen me kohe. Njohje nga shteti serb NUK KA. Asnje fjale per 1000 e ca jete e trupa te masakruara nga genocidialet orke te serbise. Asnje fjale per demshperblime e falje. EuroKurveria eshte vetem ne anen e serbise dhe Kurti ben shume mire qe nuk pranon. Kurti ka pranuar marreveshjen e Ohrit, gje te cilen Vucic nuk e pranoi dhe asnje presion e asnje sanksion nuk iu vu serbise. EuroBASTARDET po tregojne fytyren e tyre te VERTET. Kto bisedime nuk kan me asnje LLOJ KUPTIMI.
"Vetëmenaxhimi" nuk eshte gje tjeter vecse "veteqeveriseje e serbeve" si nje kancer ne trupin e shendoshe te Republikes se Kosoves.
Al bini,vazhdon te jete nje palaco bulgar dhe genjeshtar i rrezikshem,duke i vene ne goje EU dhe Greqise gjera qe nuk i kane thene.
BRAVO ALBINDENOVICI KESHTU VAZHDO E LAGU SE LAGU SA TJA JAPESH KOSOVEN SERBISE SE NE FUND TE FUNDIT KE FIRMOSUR PER UDB DHE E KE PER DETYRE .................FATKEQESI PER KOSOVEN QE HODHI POSHTE LUFTEN E UCK DHE I DHA DREJTIMIN NJE CETNIKU BILE TRE CETNIKEVE OSMA OVIC KOJUFSKOVIC DHE ALBINDENOVICIT
Jo nje Bosnje tjeter ne Kosove!