SHBA e BE fajësojnë Albin Kurtin

15 Shtator 2023, 18:10Rajoni TEMA

SHBA e BE fajësojnë Albin Kurtin

“Të zhgënjyer, presim përparim”

Kjo deklaratë e Kryeministrit Kurti dhënë një ditë më parë në Bruksel ka zgjuar reagimin e ish-ndërmjetëses në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Catherine Ashton e cila ka qëndruar të premten në Kosovë.

“Kur shikon të arrish diçka për të ardhmen duhet të shikosh domosdoshmërisht të shkuarën, të respektosh vuajtjet e tyre. Ky është lidership, por është vështirë të gjendet sot. Në atë kohë e kam hasur këtu dhe në Serbi”, tha Ashton.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur zhgënjimin për mungesë rezultatesh në takimin e nivelit të lartë në Bruksel të mbajtur një ditë më parë.

“Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne do të konsultohemi brenda dhe me partnerët tanë evropianë për hapat e ardhshëm”, u shpreh DASH.

Bashkimi Evropian i kanë hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit në Bruksel, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Ndërkohë reagime ka pasur edhe në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i ka quajtur çmenduri të llojit të vet, siç ka thënë, thirrjet populiste të Kurtit  për t’u bashkuar kundër Perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti duhet të dorëhiqet pas, sic u shpreh, dështimit në Bruksel me tendencë të thellimit të krizës.

Të enjten ka përfunduar pa rezultat takimi Kosovë Serbi në Bruksel.

4 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Keta duan ta kthejne Kosoven ne nje Bosnje te dyte . Pse nuk kkerkojne ne te njejten kohe edhe Asosacionin e komunave Shqiptare ne Serbi , qe te kete resiprocitet ne kete proces ?

    1. P
      Pilo Lala

      Amerika e ka bere dalje Albin Kurtin, nuk do tja shikoj me surratin. Albin Kurti ka pranuar Assosacionin, qe ka 3 vjet qe e mohon. Dmth 3 vjet iken kot. Kjo per fodullekun e Albin Kurtit. Populli Kosoves duhet te kuptoj se Kosova do te behet shtet vetem me mbeshtetjen e saj, kurre nuk ja do te keqen Kosoves Amerika. Cdo lloj propagande e Albin Kurtit ka axhende personale, nuk lidhet me te ardhmen e Kosoves.

      1. Φιδι

        Mir flet Kurti ,po evropa dhe amerika duan serbet orthodhoks me shume ,,,,evropa kaure ,,tha ismail beu...

        1. a
          anti anarkisti

          Kësaj garniture politike në Kosovë si duket nuk intereson fare faktori shqiptar sepse injoron Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës dhe Ylliriden prandaj shqipatër atje nuk e konsiderojnë si pjesë të kombit. Nga miqtë si SHBA dhe shumicën në BE janë distancuar e armiqësuar me ta dhe koketojnë me ata që na benë gjenocid qe 150 vite prandaj po dështojë të gjitha bisedimet. Për ta të gjithë janë këqnjë sepse nuk rreshtohen pas ty. Fjala PAQE, është parullë për të qëndruar edhe ca në kolltukun e fituar me dhunë duke djeg institucionet demokratike të Kosovës. E ka thënë me kohë Heroi i luftës dhe paqes Presidenti i Kosovës Hashim THAÇI se kjo është VET FUNDOSJA.

          Lini një Përgjigje