Ekzekutoi shqiptarin pas sherrit për parkingun, ky është 68-vjeçari grek! Del nga gjykata i veshur me antiplumb

16 Shtator 2023, 14:19Rajoni TEMA

Ekzekutoi shqiptarin pas sherrit për parkingun, ky është

Ky është 68-vjeçari grek, i cili vrau gjakftohtësish shqiptarin mesditën e së premtes (15 shtator) me dy plumba në kokë.

Ai doli nga Gjykata e Pireut me pranga në duar, i veshur antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët.

E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë ai për hetuesit.

68-vjeçari ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën dhe pastaj ka qëlluar në kokë 39-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.

Më pas autori është kthyer në banesë, ku ka pritur policinë për ta arrestuar.

Ekzekutoi shqiptarin pas sherrit për parkingun, ky është

1 Komente

  1. s
    shqip

    Po të jetë ky argumenti , dmth e vërteta e ngjarjes , diçka qëndron . Shumë nga ne, ndonëse jo me armë, por me mendje i kemi tejkaluar sharjet dhe mallkimet për zaptuesit e rrugës, trotuarit, sheshit para shtëpisë , pallatit etj. I kemi nëmur me shpirt kokëfortët që me makinë duan të hyjnë edhe në banjo po të jetë e mundur. S'ma merr mendja që zotëria të jetë gjaks për nga natyra. Por kur nuk funksionon me arsye, me mirëkuptim, morpo deri lutje , atëherë njeriu i shkrete nuk gjen paqe. Shteti s'të ndihmon, policia njësoj si kjo e Taulant Ballës , kushedi se ku dëfrehet. Rasti është ekstrem dhe kurrsesi nuk duhet marrë si shembull. Por që këta tipat që të sfidojnë dhe ta bëjnë jetën të rëndë, vetëm "plumbi i zbret me këmbë në tokë. Në këtë rast i fluturon në qiell. Se ashtu duan, të jenë zoti i gjithshkaje, edhe i trotuarit, edhe i stresit të qytetarëve. Zot doni të bëni, shkoni te zoti o njerëz. Fat i keq se i ri. Hidhërimi i familjes, fëmijëve i pa përshkruar. Por edhe shpirti i atij që qëlloi duhet kuptuar.

    Lini një Përgjigje