Vuçiç kundër ndërkombëtarët: Po të kisha thënë atë që tha Kurti, do më kishin varur në Berlin ose Uashington

16 Shtator 2023, 09:37Rajoni TEMA

Vuçiç kundër ndërkombëtarët: Po të kisha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet kundër komunitetit ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd.


“Ata shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti.

Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta”, nënvizoi ai, pa saktësuar se për cilën deklaratë të kryeministrit të Kosovës po fliste.


Vuçiç anashkaloi pyetjen nëse në propozimin e BE-së për të ecur përpara në takimin e së enjtes ishte edhe kushti ndaj Serbisë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.


“Edhe kur BE-ja akuzon Kurtin si fajtor, unë duhet të jem fajtor pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje”, theksoi presidenti serb.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Shifeni sa i poshter eshte Serbi!! Mbron perkedheljen qe i ben spanjolli e sllovaku duke akuzuar Kurtin se eshte refuzuedi e paqes dhei mbrojtur nga perendomi qe shtiret naiv!! Ky kujton se bota harron nga ç'fare shkolle vjen politika e tij, e po ben te pa munduren, me ndihmen edhe te ambasadorit serbofil Hill, te duket diten si njeriu faktor i paqes ne rajon, kurse naten eshte po i njejti Vuçiç, nxenesi i devotshem i Sheshelit, ai Vuçiç qe kercenonte si nazistet, 1 serb per 100 myslimane!!

    1. P
      Pilo Lala

      Vucici ate detyre ka, te mbroje Serbine. Albini nuk mund te justifikoje deshtimin, me taktiken qe perdor Vucici per te arritur qellimin. Kjo taktike qe po ndjek Albin Kurti, eshte njesoj sikur Traineri Polonise te dali ne analize te humbjes 2-0, dhe te akuzoje Shqiperine si faktori kryesor i humbjes. Kur ne fakt po thote nje te vertete. Cfare do i thone gazetaret Trainerit Polak?

    2. P
      Plaku

      Vazhdo të besh kakërdhia Vuçiq sa të keshë Lei Fenin Al - Bin Kurtovoçin që po të jep një dorë me idiotësitë e tijë dhe të taborit që e mbështetë……

      Lini një Përgjigje