Një faturë të majme pagoi Kosova në Bruksel meqë nga Bashkimi Evropian u konsiderua si palë destruktive pasi refuzoi pranimin e propozimit të saj të sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë.
Ky mos-konstruktivitet i treguar më 14 shtator automatikisht u përkthye në dobësim të pozicionit negociator të Kosovës, pohojnë analistët politikë.
Pozicioni i Kosovës, sipas analistit politik, Visar Ymeri, është duke u dobësuar kryekëput për shkak të sjelljes së kryeministrit të Kosovës në dialog, dhe keqkuptimit bukur të thellë që kanë krerët institucionalë të tjerë, ndaj politikës së jashtme dhe procesit të dialogut veçanërisht.
“’Refuzimi’ që Kurti ua bën marrëveshjeve tashmë të nënshkruara dhe ratifikuara siç është ajo për Asociacionin e shndërron Kosovën në palë jo-kredibile. Po ashtu nga dje Kosova shihet si palë penguese e procesit të normalizimit. Kjo do të ketë pasoja të rënda për vendin tonë dhe të ardhmen tonë”, thekson për Albanian Post Ymeri.
Në anën tjetër për Afrim Kasollin, komentatorin politik, kualifikimi i Kosovës zyrtarisht nga BE-ja si palë përgjegjëse për stagnimin dhe dështimin e dialogut, padyshim se paraqet një dobësim të pozicionit negociator të Kosovës.
“Kategorizimi i BE-së ta quajmë kushtimisht si agjente e interesave të Serbisë në procesin e dialogut është qëndrim jo i pjekur politik dhe diplomatik. Madje ai bie në kundërshtim më traditën tonë politike të shtet-formimit. Ngase, ky i fundit u krijua edhe falë bashkëpunimit dhe partneritetit më shtetet botës trans-atlantike. Të mendosh se mundesh të shkëputesh nga bota është marrëzi. Të përpiqesh të injorosh qëndrimet ndërkombëtare është dështim”, pohon për AP Kasolli.
Takimi i nëntë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi përfundoi pa sukses.
Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për këtë dështim fajësoi Kosovën, ndërsa Serbinë e cilësoi si “palë konstruktive” e cila ishte e “gatshme të pranoi propozimin e Unionit”.
Një shpjegim ndryshe të rrjedhës së takimit e dha Kurti.
Sipas tij lehtësuesit e bisedimeve kanë filluar të operojnë sipas qëndrimeve të Serbisë meqë “kushtëzimi i vjetër i Beogradit” për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së, prandaj një gjë e tillë për të është e papranueshme.
Kurti, deklaroi pas takimit në Bruksel se i vetmi që shkoi me propozim të shkruar në tavolinë ishte ai, por një ditë më vonë Kurti u përgënjeshtrua kur mediat publikuan dokument-propozimin e shkruar të Bashkimit Evropian.
Artikulimi i gënjeshtrave publikisht nga Kurti, sipas ish-bashkëpartiakut të tij, Ymerit, tregon një sjellje të papërgjegjshme si një burrështetas.
“Sjellja e djeshme e Kurtit në dhe pas takimit në Bruksel konsideroj që ka qenë absolutisht e pakuptimtë dhe vështirë e shpjegueshme. Në njërën anë Kurti që refuzoi një dokument i cili është goxha shumë në vijë me atë që ka kërkuar vetë Kurti në anën tjetër akuzoi ndërmjetësitë si të anshëm pa kurrfarë baze, duke gënjyer publikisht për zhvillimet e një procesi kaq serioz dhe me peshë siç është dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja. Të gjitha këto po shndërrohen në fatura me kosto të lartë për Kosovën”, argumenton Ymeri.
Portretizimi i BE-së si e anshme në dialog nga ana e Kurtit, në anën tjetër beson ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, është në funksion të plotësimit të pasioneve të brendshme elektorale dhe zvarritjes së procesit kështu duke kundërshtuar vetveten meqë ishte vetë ai i cili u pajtua me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit ku as në nenet e as në pikat të aneksit nuk shkruan se pasi Serbia ta njoh Kosovën, kjo e fundit fillon zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Këtë fakt e pranoi edhe zëvendësi i tij Besinik Bislimi kur pohoi se pikërisht ky ishte një lëshim i madh nga pala kosovare. Po ashtu, Kurti është pajtuar se mbetet në diskrecionin e ndërmjetësuesit se cila temë fillon dhe zbatohet fillimisht”, shpjegon Kasolli.
Po fajësimi i Miroslav Lajçak për dështimin e takimit?
Si Borrell ashtu edhe i deleguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përfaqësojnë BE-në, prandaj konsiderimi i tyre si jo-neutral, sipas Ymerit, nënkupton që vendet anëtare të BE-së, përshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga jashtë, po mbajnë anë.
Sipas Ymerit një deklaratë e tillë e Kurtit nuk është asgjë tjetër përpos një situatë imagjinare e tij, e cila as nuk qëndron e as nuk mund të jetë e vërtetë.
“Kjo nuk është hera e parë që Institucionet e Kosovës bëjnë gafa të tilla fëmijërore. Edhe vitin e kaluar kishin akuza të njëjta ndaj po të njëjtëve. Pse nuk po kërkojnë ndërrimin e tyre? Pra, Kurti thotë që ndërmjetësitë qartazi janë vendosur në anën e Serbisë dhe njëkohësisht kërkon rritje të intensitetit të dialogut nën ndërmjetësimin e njëjtë. Kjo s’ka asnjë logjikë. Është thjeshtë fajësim i paqëndrueshëm i të tjerëve për shfajësim të dështimeve të veta”.
Kurti, nën anën tjetër thotë Kasolli, nëse ka vërejtje për sjelljet jo të duhura dhe të padrejta të Lajçak-ut ndaj Kosovës duhet t’i adresojë ato pranë strukturave të BE-së në Bruksel dhe po ashtu të angazhohet të bashkëpunojë më shumë me shtetet e veçanta të Unionit nëpërmjet kanaleve diplomatike për të kërkuar zgjidhje për këtë problem.
“Kurti ta bashkërendojë aktivitetin e tij me diplomatët amerikanë, e jo nga një grandomani e pashoqë ta quaj naiv sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, apo të përfshihet në fushatat elektorale në zgjedhjet e brendshme në këto vende, e të shpenzojë kohë kotë nëpër forume pa ndonjë rëndësi të madhe për interesat shtetërore të Kosovës, vetëm sa për plotësuar pasionet e tij ideologjike sikur se ai në shtetin Helenik”.
Kasolli kujton edhe mbrojtjen që dikur Kurti ia kishte bërë diplomatit sllovak duke ia forcuar atij pozitën si emisar special për dialogun, vetëm për të kundërshtuar përfshirjen amerikane në proces.
“Sepse ajo ishte një kohë që megjithatë ekzistonte një tension ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit. Mbase, ky është edhe njëri nga gabimet strategjike të Kurtit. Sepse e mbronte Lajçak-un kur nuk duhej ta mbronte dhe e sulmon kur nuk duhet për ta sulmuar. Sepse ky i fundit tash ka edhe mbështetjen amerikane ngase këto dy vende e kane të nevojshme të demonstrojnë unitet transatlantik për shkak të luftës në Ukrainë”./ Albanianpost.com
Po, qe kurse eshte mik i Berishes Metes, çfare pritet prej tij?!?
Pse duhet te jete mik me Vucicin e Tiranes, Rama hajdutin
Mirë, mirë e ke ti. A je vërtet vlonjat? Nëse po, atëhere duhet medoemos të jesh në krah të Berishës; ato që i bëri Berisha Vlorës, nuk ia ka bërë as nuk do ia bëjë kush kurrë; ndaj, aty rri e mos u tund fare! Nënën mire e ke? Se edhe baba Saliu mire është... Kujdesu për babain Sali; ashtu më të lumtë! Rob pa karakter!!!! Tfuuuuu!!!!
Perfaqsimi i B E nuk behet nga individe,AQ me teper individe ne konflikt interesi.Perfaqesimi i BE eshte me ideate,ligjeshmerine dhe parimet e saj.Ne rastinkonkret BE duhet te largoje te dy,si Josif Burreli Edhe Lajcakun.Ajo duhet tu kerkojne -njohin si individe,si politikane pavarsine e kosoves apo Jo.Nisur nganjeaneshmeria ne gjykim,ATA nuk e njohim,prandaj duhet te largohen.-se dyti ,vete BE duhet te mbaje qendrim.Jane pese shtete te BE qe nuk e njohim.A Ka Europa nje politike te unifikuar per kete ceshtje?Jo.Kemi ligjin e luftes te Greqise,Pra te BE me Shqiperine.Them Edhe te BE sepse Ka heshtje prej saj te nje politike shoveniste agresive nga nje shtet i BE,ndaj te ciles ajo hesht,Pra e mbeshtet ne heshtje ,derisa nuk e denoncon.A mund te kemi besim te kjo BE?Jo.E ardhmja e BE eshte deshtimi.
I duket vehtja luan kur nuk eshte as mace ALBINDENOVICIT.........Po ti filloje procesin e asosacionit njehere e pasta kerko njohjen nga Serbia.......Asosacini nuk vihet ne zbatim pa kontrollin e Kushtetueses keshtu edhe ka ndodhur po thuaje drejt me mire qe e dua Kosoven nen Serbi prandaj e ben rremuje......
Boll ti o hajvan , mos jep ment, se ti kuptohesh qe je idiot, shkerdhat muti
I duket vehtja luan kur nuk eshte as mace ALBINDENOVICIT.........Po ti filloje procesin e asosacionit njehere e pasta kerko njohjen nga Serbia.......Asosacini nuk vihet ne zbatim pa kontrollin e Kushtetueses keshtu edhe ka ndodhur po thuaje drejt me mire qe e dua Kosoven nen Serbi prandaj e ben rremuje......
I duket vehtja luan kur nuk eshte as mace ALBINDENOVICIT.........Po ti filloje procesin e asosacionit njehere e pasta kerko njohjen nga Serbia.......Asosacini nuk vihet ne zbatim pa kontrollin e Kushtetueses keshtu edhe ka ndodhur po thuaje drejt me mire qe e dua Kosoven nen Serbi prandaj e ben rremuje......
I duket vehtja luan kur nuk eshte as mace ALBINDENOVICIT.........Po ti filloje procesin e asosacionit njehere e pasta kerko njohjen nga Serbia.......Asosacini nuk vihet ne zbatim pa kontrollin e Kushtetueses keshtu edhe ka ndodhur po thuaje drejt me mire qe e dua Kosoven nen Serbi prandaj e ben rremuje......
I duket vehtja luan kur nuk eshte as mace ALBINDENOVICIT.........Po ti filloje procesin e asosacionit njehere e pasta kerko njohjen nga Serbia.......Asosacini nuk vihet ne zbatim pa kontrollin e Kushtetueses keshtu edhe ka ndodhur po thuaje drejt me mire qe e dua Kosoven nen Serbi prandaj e ben rremuje......
BE KA QE DHE MBETET ARMIKJA ME E MADHE E SHQIPERISE, MENDONI SE JANE VENE BORREL DHE LAJCAK KREJT RASTESISHT????!!!!!!!!! ????????????????????ESHTE NAIVITET TE MENDOSH QE ATA NUK I NJEH EUROPA. ATA MISIONIN KUNDRA KOSOVES DO TA KRYEJNE DERI NE FUND.
Albin Kurti është një i çmendur. Sikur të mos mjaftojë kjo, ai është bashkëpunëtor i zellshëm i kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, në programin e tij antikombëtar.
Eshte genjeshter te thuash qe Kurti e portetizoi Europen si zeri i Serbise, kur Ai me te drejte akuzoi ndermjetesin Lajcak si te njeanshem, pasi ky " diplomat " ne mes te takimit i dorezoi nje dokumentin qe duhej firmosur qe ne fakt ishte nje kopje e propozimir serb. Nuk ja dorezoi me pare , sic veprohet ne raste te tilla, per ta gjetur te papregatitur palen kosovare , duke e vene ate para faktit te kryer. Per kujtese Lajcak vjen ne kete detyre pasi me pare ka qene minister ne qeverine Slovake, vend europian qe nuk e nje Kosoven si shtet te pavarur.
Gabim trashanik i Kurthit që portretizoi BE-në si zë i Serbisë: Pse e bëri? Kreu i VV ka dy mentor me ideologji fashiste, kriminele, gjenocide si dhe ai NON GRATA-s, S. Berishën me shokë dhe hegjemonistin gjenocidian serb Vuçiq me popa, ushtri e akademik. Me këta fëlliqësira nuk mund të dal klani sepse është si "zallin e gjallë" sa më shumë lëvizin aq më thelë zhyten - vetëëfundosën. Ketë nuk duan ta kuptojnë vetëm ata që Kurti i quan ANALFABET FUKSIONAL.