
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.
“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere, dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Hovenier ka thënë para mediave se, megjithatë, fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.
Për Hovenierin “e gjithë histeria lidhur me kushtetutshmërinë, nuk na duket me vend, sepse është bërë punë me kujdes në hartim të draftit”.
I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit.
"Jam habitur me numrin e njerëzve që e kanë interpretuar një draft-statut që nuk e kanë parë. Është trik goxha mbresëlënës. Në fund të ditës, ata që nuk e kanë parë dokumentin, nuk kanë shumë bazë të komentojnë mbi të".
Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u është prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Hovenier është pyetur edhe nëse ekzistojnë afate kohore për zbatim të këtij draft-statuti.
Ai ka thënë se duhet vlerësuar angazhimin e madh të zyrtarëve më të lartë të vendeve evropiane për këtë proces, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
“Ata i përdorin shprehjet ‘urgjente’, ‘sa më shpejt që është e mundur’, e të ngjashme. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Qeveria e Kosovës nuk ka arsye për të mos ecur përpara me këtë draft-statut. Kryeministri ka thënë se ka gatishmëri që ta pranojë në tërësi, javë më parë.
Edhe ne po punojmë që kjo gjë të bëhet në kuadër të strategjisë sonë më të gjerë. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Këtë dëshirojmë ta shohim", ka thënë mes tjerash Hovenier.
Ai i është referuar pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt të këtij viti në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më pas, në mars, në Ohër, palët janë pajtuar për një aneks zbatimi. Në një pikë të marrëveshjes përmendet edhe nevoja për formim të një niveli të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë, referencë për Asociacionin.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.
Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç është arritur pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Çfarë ka thënë Kurti për draft-statutin?
Kurti ka raportuar më 3 nëntor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht dokumentin, por ka insistuar se është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.
"Ta pranosh nënkupton të pajtohesh që të ndërmarrësh obligime për zbatimin e draftit", ka thënë ai, duke shtuar se ai ka ofruar që ta nënshkruajë atë dhe "si rrjedhojë ta pranoj".
Sipas tij draft-statuti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës dhe “e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.
Sipas tij, parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Çfarë ka thënë Vuçiçi?
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk mund të flasë në publik për hollësitë e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se dokumenti është “bazë e mirë për të ardhmen”.
“E shihni, ne u sollëm shumë korrekt dhe asnjë hollësi apo ndonjë gjë tjetër nuk doli askund në gazeta, sepse kjo është marrëveshja”.
Më 26 tetor, Vuçiçi ka thënë se është plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit por, shtoi se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës.
Më pas, më 2 nëntor ai ka përsëritur se “është gënjeshtër se është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL
Keshtu fillon kjo pune behet Asociacioni pa fuqi ekzekutive, dhe pastaj ata kerkojne fuqi ekzekutive, fillojne protestat, te mbeshtetura nga Beogradi dhe pastaj sulme terroriste dhe pastaj ju jepet autoriteti ekzekutiv. Ore nuk e njeh Serbia Kosoven, vetem do te marre tokat e veriut qe nuk kane asnje baze historike. Si mund te krijosh nje Asociacion me nje territor i cili asnjehere nuk ka qene serb. De fakto Asociacioni do te kete edhe kufijte tokesore dhe kjo krijon territor te hauj brenda Kosoves. Pastaj do ti jepet edhe fuqi kushtetuese dhe votuese. Do vije dita do ti bashkohet Serbise me referendum popullor. Ore, mos beni gabim dhe ti krijoni keto gjera. Gjithmone vendimet tuaja duhet ti mbeshtesni ne faktin qe ky asociacion nuk do te jete virtual, por do te kete edhe nje territor, i cili perseri nuk ka baze historike.
I dashur komentues. Pershendes komentin tend, por une e ndaj ne dy pjese. Pjesa e pare eshte momenti historik. Kufijte nuk ndahen me histori...Ne kete kuptim per ne shqiptaret dhe te tjeret qe jane te hershem ne Ballkan, Serbia nuk duhej te egzistonte fare. Per serbet dhe Serbine e drejta fillon qe nga mbreteria e Car Dusjhanit qe shpalli Ballkanin mbreteri srbo-greke. Historikisht as Amerika nuk duhet te egzistonte, por jeta nuk eshte thjeshte histori...Ne pjesen e dyte te komentit tend, mendoj se je plotesisht i sakte. Serbet dhe Serbia asnjehere nuk do rrine te qete, por do luftojne te bejne ate qe kane bere qe diten e [pare qe shkelen ne Ballkan. Ne kete kuptim, ne nuk mund te ndryshojme dot serbet, por mund te ndryshojme vehtveten...po te jemi te zote... Bashkimi kombetar eshte e vetmja zgjidhje, por e keqja me ne shqiptaret eshte se udheheqesit tane me mire pelqejne te jene pulastren ne kotecin e vet, se sa luan pylli... Per interesat personale shesin rracen, kombin dhe gjuhen...Vetem shiko pak rrotull dhe do bindesh, ne te dy anet e kufirit shqiptar... Te pakten te vazhdojme keshtu sepse greku dhe serbi po punojne qe percarja te vazhdoje me tej dhe shqiptaret te mos ndahen ne dardane dhe shqiptare, por sipas emrit te fshatit ku kane lindur qe eshte nje shanc te mos kemi dy shtete por 15 shtete ne Ballkan..te kemi shtetin e Tiranes, Durresit...te Prishtines dhe Vicidolit e deri ne Shkup apo Prizren. Eshte me kollaj keshtu per ne shqiptaret sepse kemi mundesi te kemi shume kotece pulastrenash, ku gjeli te kendoje i vetem maje plehut.....
Asociacionin,duhet kuptuar si nje tumorr i cili me kalimin e kohes,nje kancer jete ngrenes.Fatkeqesisht qe populli yne ,deri tani ka patur vendime historike shum te dhimshme (shpallet pavaresia e Shqiperise,Kosova,Plava ,Hoti.Shkodra ne flake e ne zjarre,..."clirohet "Shqiperia ,tre te katertat e trojeve tona mbeten sot e kesaj dite te roberuara)..ngjarje historike te gezuara,sic shihet kemi fare pak ,(hapja e Universitetit ne Prishtine ,lejimi i Flamurit tone kombetar) fatkeqesisht gjithmone me sakrifica nen tytat e bajonetes dhe plumbave te rusoserbeve...clirimi i pjeserishem i Republikes te Kosoves ,me shume masakra ,vrasje shkaterrime perdhunime...dhe cfare te zeze tjeter jo,plote.Sot popullit tone po i kerkohet nje sakrifice e madhe ,ajo e cila eshte asociacioni i cili duhet te egzistoj sipas Kushetutes te Republikes se Kosoves.Fatkeqesisht ,politika globale ka bere shum leshime ,kjo vetem per te kenaqur grabitqaret ,kjo per popujt qe kerkojne liri pavaresi,demton ardhmerine e nje kombi.Kushtetuta,u perpilua nga Ahtisari qe jo se eshte e persosur,por ja keto futje te nocioneve si terma juridikopolitike ,sjellin pasoja...rusoresbet ,kurr nuk emancipohen politikisht,kurr nuk edukohen per te vleresuar qe edhe shqiptaret te jetojne te lire ne trojet e veta,ashtu sic jetojne edhe ata ,(por jo me vetit qe i kane serbet mentalitet kanibalist)...E thote populli yne 'miku i mire ne dite te veshtira' dhe per ne Shba,Anglia,Gjermania dhe shume figura te nderuara e kane ndihmuar dhe sot e keshillojne me plote te 'drejte ' se asociacioni nuk do kete veprime ekzekutive?per ne mbetet e dhimshme ....Per qeverin e Kryeministrit Albin Kurti te Presidentes Vjosa Osmani ,kjo situate eshte njelloj si ne vitin 1878 kur Lidhja Shqiptare u shua po me topa nga armiqet shekullor,ashtu si mbledhja e Bujanit,,,,jane te dhimshme vitet ne te cilat ka kaluar populli yne ,kjo nga armiq rusoserb ,grekofil...Duhet te jemi me qeverin per te kaluar kete provim ,qe neser te mos drejtohet gishti per akuza .Duhet bijt bijat me te mire akademiket e te gjitha vilajeteve te konsulltohen perjashtuar edi ramen,per keshilla udhezime qe do na cojne drejte fitores historike..te shoresojme ne me te miren e mundeshme..te shohiim..
I dashur Flamur. e kuptoj se je nje patriot i mire shqiptare, por je konfjuz. Nuk kuptohesh se cdo te thuash te jemi me qeverine. Secili ne kete bote eshte me vehten e tij dhe mendon i pavarur nga qeveria. Aq me teper qe Qeveria e Kurtit eshte ajo qe e ka cuar punen deri ne kete pike. Mendimi yt se duhet qorazi te jemi me qeverine, eshte nje tregues se ti je patriot konfjuz. A je ti Flamur patriot pa kushte apo je patriot me kushte, ketu qendron pikecuditja per ty. Eshte pikerisht ky moment i patriotizmit diletant qe kemi arritur aty ku jemi. Per cfare konsultash flet ti kur puna ka mbaruar dhe ajo eshte ne dore te Kurt mavrise????!!! Eshte per te uleritur dhe bertitur! Kurti ka treguar se as e can bythen per shqiptarizmen. Nuk eshte vendi ketu te te tregoje historine e Kurtit qe nga Rrambujeja e deri kur Amerika e rrezoi e te vime deri me sot qe Kurti e kish mire se kundershtonte asociacionin dhe ai ka prape mire se duhet te bejme asociacionin. Po te ishje patriot me tru shqiptari ti Flamur duhej te sugjeroje qe Kurti duhet te jape doreheqjen dhe te lere djemte e tjere te Kosoves qe kane qene me kete ide te cojne perpara Kosoven. Kurti duhet te dali ne pension dhe jo te vazhdoje me konfjuzitetin e tij te djallezuar qe te ka nxitur edhe ty te jesh konfjuz naiv.Ai e can bythen vetem per karieren e tij dhe familjen ne Norvegji. Cuditem me ty qe je kaq naiv.