Hovenier: SHBA është kundër vendimit të BQK-së për dinarin, mund të eskalojnë tensionet

1 Shkurt 2024, 16:47Rajoni TEMA
Hovenier: SHBA është kundër vendimit të BQK-së për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që u fut në fuqi këtë të enjte për ta ndaluar dinarin në transaksione financiare dhe përdorim të kësaj valute në shit-blerje.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, para gazetarëve, menjëherë pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Dua të përsërisë qëndrimin e SHBA-ve: kemi  shqetësime serioze dhe rezerva për zbatimin e këtij vendimi. Mund ta them lirisht se jemi kundër këtij vendimi”, deklaroi Hovenier.

Ai shtoi se për shkak të shqetësimeve që kanë për eskalim të tensioneve, kjo çështje fillimisht duhet të diskutohet në Bruksel.

“Kemi përshtypjen se nuk janë në dijeni të plotë për impaktin që do ta ketë ky vendim për qytetarët, sidomos për ata që marrin ndihma nga Serbia këtu në Kosovë. Mendojmë që kjo cështje meriton shqyrtim më të kujdesshëm, por gjithashtu diskutim në dialogun e Brukselit, jemi të shqetësuar se mund t’i ekskalojë tensionet etnike”, pohoi Hovenier.

Diplomati amerikan në Kosovë shtoi se vendimi i BQK-së, “mund të jetë problematik për përditshmërinë e serbëve të Kosovës”.

Prandaj, “shpresoj se Qeveria e Kosovës do ta gjejë një mënyrë për ta kuptuar atë që pak a shumë është thënë nga zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, që është të ketë një lloj periudhe tranzitore që ka njëfarë njohje të sfidave para zbatimit të vendimit”.

I pyetur se përse beson që mund të ketë tensione, Hovenier pohoi se “nuk e di si mund të shmanget frustrimi nga qytetarët si rezultat i këtij vendimi dhe zbatimit të tij, përveç nëse zbatimi bëhet në një mënyrë që është e ndjeshme ndaj tyre”.

“Po ua jap veç një shembull, ta marrim një person që ka pasur një benefit social (pension nga Serbia) i cili është i mësuar me procesin e caktuar, ta zëmë para në kesh nga posta, sepse nuk i di specifikat. Si e merr tash ai person atë benefit social? Çfarë procedura ka tash? Ai person, ta zëmë dikush i vjetër, si e merr pensionin prapë? Prandaj do të ketë tensione, sepse ata ndjehen sikur ndihma që u vinte u është ndërprerë”.

Ambasadori ka refuzuar të flas për përgjigjet e Kurtit ndaj shqetësimeve të ngritura nga ai, derisa nuk ka treguar as për tema të tjera që janë ngritur në takim.

 

6 Komente

  1. B
    BDI për integrim në NEVOJTORE

    ME TË DREJTË ! Shkiet irritohen, dhe, sipas tyre, (e vërtetë) kjo masë rregull ndikon tek ata që të shpërngulen nga Dardania. Po kjo masë do i deryrojë shkiet që të largohen edhe nga shtetet e Evropës, irritim nga euro, e drejt në Shumadi. Ata jetojnë në një dynja halucinante e deliri. Bota duhet të kurdiset sipas tekeve të tyre shoveniste, se për ndryshe sulmojnë edhe Japoninë nesër. Fatmirësisht që ky virusi i tyre prek vetëm trurin serb të Shkinisë, se do cmendej bota!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp e marre ju qofte

      Shum gabim bre njeri. Ku po e coni Kosoven ashtu, kunder Amerikes, a po kuptoni cka po boni more talebane te vendit tuj. Po e coni Kosoven pas nen Serbi more derdi ene dallkauker filo serb te Kurtit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BDI drejt në NEVOJTORE

        ZOTI AMBASADOR ! Më shpjegoni, me sinqeritet, se, pos inateve antishqiptare e kryenecësisë shoveniste, cfarë e keqe, e KEQE, i prek, ose i godet shkiet, nga eur si mjet qarkullimi. Sa cinizëm, e sa hipokrizi absurde !

        Përgjigjjuni
      2. t
        tetovari2

        Si do ta marë pensionin një sërb që deri tani ka marë në dinar?!!!! Shumë thjeshtë Z.Ambasador,tani e tutje pensionin do ta mer në EURO.Pra sërbija le ti paguajë në euro dhe çdo gjë do të jetë në regull!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare Sali

          SHBA po lufton kunder rusiçkes, ne krah te Ukraines. serbickes, pse ja krehin bishtin?! Diçka pa kuptim, mjafton nje bllokade dhe kaq.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Vendimi i BQK ,eshte shum i drejt dhe legjitim.Sovraniteti i nje shteti bazohet ne bazen ekonomike e cila e percakton strukturen politike te nje shteti,ky (shteti) ka valuten e vet e cila perdoret nga te gjithe qytetaret e ati shteti.Ne rastin e SHBA, qytetaret si ne NewYork edhe ne Alaske,perdorin Dollarin.Ne Republiken e Kosoves,pervec serbeve si pakice,ka edhe kater kombesi te tjere.Si duhet te veprohet me rastin e ketyre minoriteteve?Duket verte qesharake,po behen humorist shume faktor e ambasador me situaten e Republikes te Kosoves.BQK me kete vendim ka zbatuar ligjin i cili eshte i sanksionuar se pr te gjithe qytetaret duhet te zbatohet nje valute ,kjo e verteton edhe sovranitetin e plote te Republikes te Kosoves...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje