Ish-kandidati serb për president: Ka pak mundësi për konflikt të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë

20 Gusht 2022, 21:40Rajoni TEMA

Ish-kandidati serb për president: Ka pak mundësi për konflikt

Ish-kandidati për president të Serbisë, Zdravko Ponos ka vlerësuar se ka pak mundësi për konflikt të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Ponos deklaroi se nevojitet kujdes shtesë ndaj incidenteve në të cilat situata mund të përshkallëzohet.

“Si pala serbe dhe ajo shqiptare po përplasen me potenciale ushtarake apo paraushtarake, duke ndaluar pushimet vjetore për njerëzit e punësuar në sektorin e sigurisë, duke bërë fotografi në kazermë, duke dërguar tuba të gjatë në terren dhe duke bërë gjëra të tilla”, tha ai përcjell mediumi serb Danas.

Sipas tij, në rastet e fundit bëhet fjalë më shumë për demonstrim të forcës për arsyeje të publikut.

“Pasi nuk duhet anashkaluar mundësinë që të ndodhë një incident dhe ajo spirale të shkojë në drejtim të padëshiruar”.

Takimi trepalëshe.
Ndërkaq për formimin e Asociacionit ai shton se “do të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, pasi pohon se “populli i Serbisë në Kosovë është në gjendje të dëshpëruar”.

Trupat amerikane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë dislokuar përgjatë rrugëve kryesore në Veri të Kosovës, pasi takimi i tretë i nivelit të lartë në kuadër të dialogut nuk prodhoi asnjë rezultat konkret në Bruksel.

Kështu të paktën ka raportuar agjencia prestigjioze e lajmeve, Associated Press.

Se KFOR-i, ka rritur prezencën e trupave të tij në dy pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak si dhe ka shtuar patrullimin në këtë pjesë të vendit, ishte bërë i ditur edhe nga Zyra për Media të KFORI-t në një përgjigje me shkrim, për mediumin serb me seli në Kosovë “Kosovo-Online”.

Lini një Përgjigje