
Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të miratojë një plan krize për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike.
“Qeveria mund të bëjë më shumë. Të jetë më aktive në skanimin e problemeve, sepse Qeveria po reagon me vonesë. Aktualisht jemi në situatë ku janë paralajmëruar që do të ketë reduktime dhe në anën tjetër Qeveria që flet më shumë për vjedhje që bëhen në sistemin e skanimit të cilat janë problem”.
Në një intervistë për “Ekonomia Online” Ymeri kërkoi nga qeveria “Kurti” që të tregohet serioze, duke krijuar mundësi për subvencionimin e energjisë elektrike.
“Qeveria duhet ta marrë më seriozisht këtë gjë dhe të krijojë më shumë mundësi të subvencionim të energjisë elektrike që të sigurojë furnizim të rregullt dhe çmimet për energji të mos rriten dhe të mos bëhen të papërballueshme për qytetarë gjatë dimrit.”
Kosova po përballet me një situatë të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike, teksa pak ditë më parë kompania KEDS paralajmëroi nisjen e kufizimeve me nga dy orë të të gjithë abonentëve. Por falë bashkëpunimit mes Korporatës Energjetike së Kosovës dhe KESH-it në Shqipëri është bërë e mundur që ky plan të evitohet deri më tani. Në kuadër të këtij bashkëpunimi Shqipëria është duke e ndihmuar Kosovën për të përballuar emergjencën energjetike me 120 mijë megavat orë.
Kosovën do t'a fundosë përfundimisht ky talebani Albin Kurti. Sa më gjatë që do të qendrojë ky në pushtet, aq më tragjik do të jetë fundi i Kosovës.
Asnjë lloj subvencioni. Por të ndalohen vjedhjet dhe abuzimet në rrjetin elektrik. Nuk është normale që hajdutin e energjisë elektrike edhe ta subvencionosh. Kosto e prodhimit, importimit dhe shpërndarjes sê energjisê elektrike duhet ndarë barabar ndërmjet të gjithë përdoruesve.
Albin turko-anadolli sebashku me sulltaneshen osmanlli duhen perfundimisht te largohen nga pushteti..se kosova perfundimusht mori fund.!