Iu largua gruaja, shtetasi në Kosovë i vendos flakën pronës së familjarëve të saj

10 Dhjetor 2023, 12:47Rajoni TEMA
Iu largua gruaja, shtetasi në Kosovë i vendos flakën pronës

Një person është arrestuar nën dyshimin se ia vuri flakën qëllimisht një lokali në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Policia tha të dielën se arrestoi të dyshuarit në orët e hershme të mëngjesit, duke e parandaluar atë nga përpjekjet për t’ia vënë zjarrin edhe shtëpisë së pronarit të lokalit të djegur në rrugën “Kolasinski Knjezeva” në Zubin Potok.

Sipas informacioneve dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Përveç dëmeve materiale, policia theksoi se nuk ka të lënduar nga zjarri.

Po ashtu bëhet me dije se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Ndërkohë që Prokuroria vendosi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për dy ditë.

Njoftimi i Policisë:

Dogji një lokal në Zubin Potok, Policia e Kosovës parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie, në shtëpi i gjendet një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Prishtinë, më 10 dhjetor 2023

Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur  nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

 Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

 Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një (1) Radiolidhje,

 Një (1) Uniformë ushtarake,

 Dy (2) Pllaka të antiplumbit

 Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

 Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

 

Lini një Përgjigje