Izraeli: Kemi vrarë një anëtar të lartë të Hamasit në spitalin al-Shifa

18 Mars 2024, 14:22Bota TEMA
Izraeli: Kemi vrarë një anëtar të lartë të Hamasit

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë një anëtar të lartë të Hamasit në spitalin al-Shifa gjatë operacionit të saj luftarak këtë mëngjes.

“Forcat tonë kanë vrarë Faiq Mabhouh, kreu i Drejtorisë së Operacioneve të Sigurisë së Brendshme të Hamasit.

Mabhouh fshihej në spitalin Shifa, nga i cili operonte dhe avanconte aktivitetin terrorist”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë sipas ushtrisë izraelite, deri më tani janë arrestuar rreth 80 të dyshuar dhe disa prej tyre janë “terroristë të konfirmuar”.

Ushtria izraelite njoftoi se disa sulmues të Hamasit u vranë dhe u plagosën në luftimet rreth spitalit dhe se një ushtar ka mbetur i plagosur lehtë.

 

4 Komente

  1. U
    Ushtarake izraelit

    U vrane dhe nja 50 femije te uritur,por ishte e domosdoshme per te vrare nje udheheqes te Hamasit.Ishte i uritur dhe kish shkuar te kerkonte buke atje ku ndaheshin ndihmat

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Sa cinike e kriminele, kemi vrare 1 antar te Hamasit dhe 40-60 te tjeret nuk permenden, pjesetaret e nje familje qe benin ritet e ramazanit. Bota hesht per kete, sa e neveriteshme.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Tjera here terroristet e Hamasit te mos fshihen ne mes te popullit por te dalin si burrat e te luftojne.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhvejku

          Ne fund te fundit, keta qe ti i quan "terrorista" a nuk jane bije i atij populli dhe luftojne per vendin e tyre, o ti i garres se pordhavet, sipas mendjes tende te pjerdhur, ç'ndryshim ka ai kamikazi qe e hedhe veten ne ere me gjithe pasagjeret e avionit per te eleminuar nje kundershtar, me rastin ne fjale...!

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje