Mevlan Ademi, student i juridikut dhe organizator i protestës së studentëve që mbushën sot rrugët e Shkupit, për të dhënë provimet në gjuhën shqipe, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ligji për gjuhët është miratuar në vitin 2019 dhe gjuha shqipe duhet të reflektojë realitetin demografik, sepse shqiptarët janë element shtetformues. Ai deklaroi se është mbajtur në stacionet policore dhe pyetur nga shërbimet sekrete.
“Justifikime nga autoritetet zyrtare nuk ka. Thonë se nuk e rregullon ligji për gjuhët. Ministri i drejtësisë disa herë e ka ndryshuar qëndrimin si dhe kryeministri që tha se do të ketë ndryshime ligjore.
Ligji për gjuhët është i qartë, flet për komisionet dhe ai duhet të funksionojë në gjuhën shqipe. Ministri i drejtësië reagon në mënyrë albanofobike.
Ligji është miratuar në vitin 2019 dhe gjuha shqipe duhet të reflektojë realitetin demografik, sepse shqiptarët janë element shtetformues.
Ka ngecje dhe mangësi për të gjetur fajtorin. Ne kemi thënë që ne jemi brezi që duhet t’i zgjidhim. Për këtë rastin konkret unë u kam shkruar liderëve dhe nuk kam marrë përgjigje, i shkrova ambasadorit Meidani dhe mu përgjigj. Jemi ende në një fazë frike. Jam mbajtur në stacione policore, nga shërbimet sekrete. Janë realitete që ne i hasim. Sot në protestë kishim mbi 2000 studentë. Sa i përket Shqipërisë keni një ambasador që na ka ndihmuar dhe në bluzat tona kemi patur sloganin e tij në dialektin e Tetovës “Fol shqip or taj”.
Ne duam që të ecim para dhe të kalohet kjo albanofobi”- tha studenti Ademi.
Fytyra e pastër, luftarake, dhe e bukur e kombit shqiptar, që nuk ka nevojë për të blerë krimba urie, tribalizmi dhe prostitucioni për 300 euro në tregun e gjësë së gjallë të fqinjve, për t'i shitur identitet homogjenësh 5000 vjeçarë dhe as për të vjedhur kulturën, kostumet dhe historinë e të tjerëve.
Respekt,vella
Cfare thua o luftarak lol keta te FYROM-it jane me turq se turqit. Shiko zonat ku banojne keta jane me keq se kabuli. Keta luftaraket dalin me flamuj turq dhe vdesin per erdogan.
Po çtë duhet ty se çdo bëjnë ata o njeri i prapambetur
Ecni përpara shqipe! Prapa keni gjithë kombin shqiptar.
Nese kerkohet qe te Nadlohet Gjuha Shqipe..ATHERE, ne Shqipetaret Fals si Kombe kemi te DREJTE, tu themi Magjypo-Maqedonasve-Sllave...Ka nje Opsjon:TE GJITHA TROJET SHQIPETARE NE Maqedoni Bashkohen me Shqiperine Meme... dhe Le te vihet Kufiri i Ndarjes Nacjonale..po Shqipetaret e Maqedonise jane Autokton, dhe e kane Porten e Bashkimit te Hapur.....c´do behet me Harixhinjte , dhe Turqit..??Ky Nuk eshte Problemi jone...ata le ti marri "Maqedonia" qe do te mbese....PA SHQIPETARET NUK KA MAQEDONI..sepse edhe keshtu Maqedonia eshte si terme Pjese e Gjografise Greke...