“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit në Tiranë: Je pjellë e Serbisë

30 Prill 2026, 10:40Rajoni TEMA
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës

Mungesa e dakordësisë që çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ka qenë e pjesë e debatit në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ku ish-deputeti i PDK-së Hisen Berisha dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella mes tyre, duke degraduar edhe në debate personale.  

Deputeti i VV solli në vëmendje një deklaratë të para dy viteve të kreut të LDK-së që e krahasonte Kurtin me Millosheviçin, deklarata që sipas tij po përdoren edhe sot nga ambasadori i Serbisë në Zvicër.

“Nesër Serbia do ta citojë zotin Berisha për ta goditur Kosovën me këtë deklaratë. Ja kontributi që japin këta. Ja kontributi që japin këta. Jo domethënë këta i prodhojnë referenca të paqena Serbisë për me i përdorur kundër shtetit të Kosovës. Veç se këta e kanë lënë veriun e Kosovës në duart me asnjëherë asnjë ministër as kryeministër i qeverive të tyre nuk ka mund me vizituar veriun”, tha Rustemi, teksa e akuzoi opozitën se e ka harruar veriun e Kosovës dhe e ka përdorur për të përfituar.

“Shteti i Kosovës atje ka institucione qëndrore, e kontrollon krejt territorin. Pas 26 viteve, sepse janë kanë dhënë për me vjedh këta për vete, e kanë harruar veriun e Kosovës. Janë kanë dhënë për me shtu pasuninë për vete për me u bë milionerë. Krejt janë milionerë këta krejt janë milionerë. Krejt e kanë harruar veriun e Kosovës. Janë kanë dhënë për me shku me përfituar prej fondeve të shtetit, prej tokës publike të shtetit, prej privatizimeve, prej licencave. Domethënë për me shit pastaj vetë shtetit edhe sot shiko çfarë niveli ka dhe me çfarë vlerësimi bën për arritjet tona”, vijoi Rustemi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, ish-deputeti i PDK-së Nisem Berisha, teksa e akuzoi disa herë për bashkëpunim me lsitën serbe, tha se vetëvendosjen e tmerron Hashim Thaçi.

“Do ta nxjerrim dhe dosjen e Kurtit dhe takimin e Brezovicës. Ju tmerroheni prej Hashim Thaçit edhe natën kur është natë se jeni pjellë e Serbisë”, tha Berisha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Por në kundërpërgjigje Rustemi i tregoi Berishës se gjykatën speciale e ka krijuar PDK kur ishte në qeveri.

“Gjykatën speciale e keni bërë ju. Unë e lutem që ai proces të përfundojë në Kosovë ama gjykatën speciale e keni themeluar ju. Uroj që të lirohen e të kthehen në Kosovë sa më parë në familjet e tyre në jetën e tyre publike e private”. 

9 Komente

  1. G
    Gjergji

    Ky me mbiemer Berisha eshte gje e lige... Dhe jo vetem per shkak te mbiemrit....!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ti je nje idiod komplet, ai me ate mbiemer ka qene balle per balle me gjakataret serbe, vuri ne llogari sakrigicen e jetes se yij per ate cope toke, ka qene komandant ne ate ushtri trimash qe Quhet UÇK. Ti, shpresoj te jesh i ri ne mosh dhe diotesine dhe injorancen, ta kesh nga mosha, ne te kundert, je nje bir bushtre, e kopil serb.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sa me larg Tiranes Kosovaret

      PO ti provokosh cik Kosovaret del qe kane urrejtje per Shqiperine. Nqs kane 2 pare tru liderat tane, duhet ta ndihmojne Kosoven por te mbajne dhe nje distance sepse qe ne kohen e serbit ju eshte bere propagande kunder Shqiperise te tipit: "shqiperia s ju ndihmon". Tani ben Albin Kurti populizma te tipit: "Shqiperia na ka shitur tek Serbia". I kam provuar dhe vete Kosovaret ne Tirana, te gjithe anti Shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Propoganda e Tiranës po e shet Thaçin si të ishte mesia! Në qoftë se mesia është si tipi i Thaçit, kurrë mos ardhtë në këtë botë.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Zotni astrit kisha dashur ta dije a je njeri apo je ai qe po e deshmon nje sheshel i vogel,kend u dashka ta mbeshtesi Tirana sipas teje, skellzen gasin kshilltarin e kurrcit qe urren uçk-n, dimal bashen qe shqiptaret i quan fundamentalist musliman, ate rrugaqin peci qe kriminelin serb e quan burre i mir se eshte musliman, apo ata spiunat e bia-s serbe qe zbatojne urdherat e serbise ne qeverine e kurrcit, se gati harrova ndoshta kumaricen kusari dhe radojqiqin, apo gerdallen se ka dalur hapur si hartuese e akuzave ndaj ish presidentit Thaqi dhe uck-s, e di se ti kishe dashur qe vertet Tirana tju perkrahe juve po ju keni serbine si cdo her.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Astriti

          Ashtu siq po tmerron Ilir Meta!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Ka ardhur koha e pisave dhe idioteve si qifti i keti rrustemit apo then me mire gati te gjithe pjella serbisllave jan grumbulluar ne qenefin vetvendosje,kurse Hysen Berisha eshte nje patriot i deshmuar,familje me tradite kombetare per dallim nga sali berisha qe dikujt i duken te gjithe si ai por gabojne,ky rrustemi si shumica e qenefit kundermojne te njejten arome,te njejten urrejtje ndaj ish presidentit Thaqi si edhe serbia andaj ka te drejte zotni Berisha kur i quan ashtu.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arsimtari

              Hisen Berisha eshte argat i Thaçit-Vuçiçit dhe Edvin Rames,te cilet kujdesen per te perfituar diçka nga Kosova! Keta te gjore,kane harruar t'i thone Vuçiçit se,tere serbet e Serbise,bejne gjume ne teritroret shqiptare!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liria ka emer

                A i lumi ti o arsimtar per trurin qe paske, ndoshta enderron te bahesh minister koti i kurrcit prandaj mundohesh ti bjen ne sy kurrcit, sidoqoft mjer ai femije qe degjon ligjeratat tuja o arsimtar i sheshelit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje