
Komisioni Europian nga viti 2018 ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, duke thënë se i ka përmbushur të gjitha kushtet. Por, procedura kishte ngecur në Këshill. Sot kur kaloi edhe në këtë fazë, kryeministri Albin Kurti ka marrë meritat për këtë sukses.
“Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit. Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore.
Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti tha se disa punë të Qeverisë së tij kanë përmirësuar imazhin e Kosovës.
“Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas Ëorld Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës”.
Për këtë, ai ka thënë se falënderon qytetarët, sepse “vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive”.
KY KA IK PER LESH VIZAT HIQEN PAS 14 MUAJSH DHE KY THOTE MERITE E QIVIRRISE. ..................DERI AHERE SKA NGEL NJERI PA MARE PASAPORTE SERBE.........BRRAVO ALBINOVIC ............... .FALE TEJE KOSOVA SDO KETE NEVOJE PER HEQJE VIZASH.........PA TE HEQUR TY. KOSOVA DO JETE SE SHPEJTI SERBI
Qdo sukses popullin ton e gezon popullin tone te shumvuajtur nen okupimin jugosllav !! Te punojme se bashku qe Shqipnija e Kosova te avancojne perpara e se paku kah mesi i EU me ekonomi ,me shkollim e ne sferat tjera te jetes ...
Gënjeshtrar , manipulues, arrogant, mashtrues...ti je ai dhe VV që keni vonuar vizat qe 4.5 vite dhe tash edhe një vit. A ke dy gisht fytyrë matrapaz, TURP të qoftë për jetë e mot.