Abazoviç: Nismat e Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit nuk e pengojnë njëra-tjetrën

30 Nëntor 2022, 10:27Rajoni TEMA

Abazoviç: Nismat e Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit

“Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy iniciativa që nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por gjithashtu veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”, tha Dritan Abazoviç, kryeministër i qeverisë malazeze në mandatin teknik në një intervistë për portalin e Sarajevës Klix.

“Unë personalisht mbështes të gjitha llojet e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur”, tha Abazoviç.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Bosnje dhe Hercegovina nuk ishte lënë pas dore nga Iniciativa për Ballkanin e Hapur, por thotë ai, ishte krijuar për të gjithë.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën – nuk kam dëgjuar që kjo nismë nuk është bërë për gjashtë vende – është e rëndësishme të theksohet se sepse ne në Ballkan gjithmonë kemi këtë zhgënjim që dikush dëshiron të bëjë”.

“Ballkani Perëndimor ka shumë për të bërë për Bashkimin Evropian, por ne duhet të kemi besim te njëri-tjetri”, theksoi Abazoviç.

Ai potencoi se po kërkohet “stabilitet politik”, nw Mal tw Zi, por se situata nuk është ashtu siç paraqitet.

“Mali i Zi duhet të dalë nga kriza kushtetuese. Mali i Zi në vitet e fundit ka shënuar rezultate që nuk i ka shënuar në histori. Duhet të arrijmë marrëveshje, apeli im është që subjektet politike të arrijnë marrëveshje sa më shpejt të mundur për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Abazoviç.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    Kane nje ndryshim te madh, pasi njeri drejtohet nga Europa ( Gjermania ) , ndersa tjetri nga Serbia.

    1. G
      Genti

      Ballkani i Hapur është një mundëso për bashkpunim të gjithanshëm. Prandaj gjithë vendet duhet të mos hezitonin. Pastaj nëse dikush nuk sheh përfitim mund të largohet pa ndonjë detyrim. Politizimi i kësaj iniciative dhe paragjykimi i saj ndërkohë që BE dhe SHBA e ka mbështetur është i pakuptueshëm. Nëse kjo iniciativë është gatesë ruso-serbe a do e mbështeste BE dhe SHBA ? Me këtë pyetje bie poshtë ç'do aludim që bëjnë ca koka të nxehta që nuk duan paqe dhe zhvillim për pjesën më të margjinalizar të evropës nga konfliktet dhe prapambetja historike.

      1. P
        Pollogasi

        Or ABHAZ! Je si defekt me juridikun, Nëse ka përplasje ndërmjet dy e më shumë detyrimesh etj (dispozitash) ahere si do "ta drejtojmë makinën me rregulla të dyfishta". Ti dhe Rama jeni të verbër, mos dilni në trafik...

        1. P
          Pollogasi

          Or teveqel! Ishte një shtet të cilin Amerika e këshillonte të merrej me BAKLLAVËN e HAPUR dhe i doli BAKLLAVA e HIDHUR. ËSHTÊ një test pjekurie politike, ashtu sic e këshillonte edhe një shtet tjetër më vonë dhe po të mos lexonin (ata të atij shteti destinacionin e duhur të veprimeve, në Kroaci do kishim një REPUBLIKA SERPSKA KRAJINA, në majë të qushkës sot...

          1. K
            Kraja

            "Çuti - albanski çetnik" / hesht shqiptar çetnik/ . Kështu të thonë serbët vëllezërit tuaj. edhe unë po të themë hesht se je më menqur kur nuk fletë dhe vepron kundër kombit dhe shteti tëndë.

            Lini një Përgjigje