“Beogradi të hapë arkivat”, Kurti: Kriminelët e luftës jetojnë në Serbi, por Vuçiçi refuzon t’i dorëzojë

29 Nëntor 2022, 13:43Rajoni TEMA

“Beogradi të hapë arkivat”, Kurti: Kriminelët e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Fabian Savioli, raportues Special i Kombeve të Bashkuara që t’i kërkojë Serbisë që kryerësit e krimeve t’i dorëzojë në Kosovë.

Sipas njoftimit për media nga Qeveria, Kurti po ashtu foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi.

“Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë”.

“Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre.

“Savioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe shprehu solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës”.

Kurti shtoi përkushtimin e Qeverisë për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.

Ai potencoi se na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.

1 Komente

  1. S
    Shkrimtari

    Albin Kurti eshte jashte kohe dhe jashte loje. I kerkon Fabian Saviolit, raportuesit Special te Kombeve të Bashkuara qe Serbia ti dorezoje kriminelet Kosoves!!!!! Kosova nuk njihet nga Serbia dhe nuk eshte antare e OKB. Cfare kerkon Albini????!!!! Kurt Rrumpalla duhet ti kerkoje zotnise qe keta kriminele ti dorezohen nje gjykate speciale qe OKB duhet te formoje...etj...etj...Albin rrumpalla vazhdon te beje politike populiste dhe te luaje me shprtin tone te shperfillur nga drejtesia dhe nuk i bie derrit ne koke. Me shume mendon per vehte dhe karieren e tij politike se sa per Kosoven. Me shume flet se sa punon. Me shume derdellis se sa te degjoje e te mesoje se si behen keto pune. Mbi te tera te mesoje si ndertohen marredheniet me pronaret e tokes dhe dhe te Evropes dhe jo me pronaret e galaksise. Ai eshte i pakuptueshem per tokesoret dhe kuptohet vetem nga aljenet. E lodhi Ameriken dhe Evropen duke ardhur verdalle si pordha neper breke per ceshtjen e targave, ne vend te merrej me keto pune te rendesishme. Ne rradhe te pare te degjoje se ci thote Amerika dhe jo te dhjese ne breke, kur e kercenon ajo. Ne kete kuptim ai eshte budalle por ndoshta dhe i dyshimte, qe meret me probleme anesore ne vend dhe kohe te gabuar. Cekani i tij duhet te rrahi ne bisedimet me Serbine dhe te realizohet ajo qe kerkon Franca dhe Gjermania ku Serbia te pranoje qe Kosova te jete antare e OKB. Albini vazhdon ti shmanget temave jetesore dhe merret me anesoret qe kane vleren e tyre por sipas rradhes dhe sirase. Albini nuk njeh as kohe dhe as sira. Ai eshte nje rrumpallist i persosur qe lulezon ne token e perveluar te Kosoves....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje