
Pas marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave, për presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, është parë se sa e rëndësishme është Bashkimi Evropian në rajon.
“Zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Steinmeier gjatë një interviste për DW.
Presidenti gjerman ka theksuar se “Evropa e ka këtë fuqi negociuese”.
“Arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen”.
Më 23 nëntor, pas rreth gjashtë orësh bisedime në Bruksel, Kosova është pajtuar që të heqë dorë nga masa e gjobës për targat ilegale dhe kështu është nënshkruar marrëveshje për de-eskalim në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, siç u kuptua pas takimit të fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, BE-ja kishte ofruar një propozim i cili kërkonte nga Serbia që të mos lëshojë më targa ilegale, kurse nga Kosova të mos gjobisë shoferët që vozisin makina me targa ilegale.
Serbia e pranoi kushtin, derisa Kosova pranoi por me kërkesën që të diskutohet brenda këtij pajtimi – ashtu siç ishin rënë dakord edhe më herët – për precizimin e fund-muajit shkurt si afati kur duhet të arrihet një pajtim fillestar për marrëveshje përfundimtare.
Qeveria e Kosovës kishte filluar zbatimin e shkallëzuar të vendimit për targat më 1 nëntor – që përfshinin qortime, gjoba dhe më në fund konfiskime – duke shkaktuar protesta dhe dorëheqje masive të policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve serbë në Kosovë.
Te na rrosh…per dimer,se per behar jemi vet ne…
Evrope moj Evrope, si nuk e le kurvellekun, perher loja te pista luan...
Neqoftese Kosova nuk ka kuptuar akoma lojen e Gjermanise dhe Frances ta gezojne pavarsine.
Per Presidentin Gjermane kam shume rrespektg sepse ishte i Pari i cili dha Okay-n qe NATO te sulmonte Ushtrine Kriminale te Milloshevicit dhe shporrte nga Kosova hienat serbe . Por sa i takon temes ,sot te le pershtypjen e nji Loje te BE-se si me lujt Cirk ,ose ose sikur i ka hip te Dy si Gallofin Serb Vucic edhe Al bin-in ne nji Karosel te cilen e takon dhe s'takon Borel , nji art rrotullimi Centrifugal , ne pritje qe dikujt nga te dyve ,osa gallofit Serb ose Al bin-it ti bjeri Truri ne fund te Kazanit dhe Borel ta ngreje ne dor si njni Trofe ,si nji Rezultat i " Bisedimeve" . Pra e gjitha eshte nji Loje e inskenuar nga BE si ne cdo epoke te Historise ne Ballkan ,ku Euopianet kan qen nxitesit e Masakrave ndaj Shqiptareve duke i then Serbit : bjerini cfarrrosini _kan edhe Shqiptaret informacionet siedhe inteligjencen e tyre ,t'i shikojne ashtu si jane ne Realitet Politikat e BE-se
Po, eshte pikerisht Europa me politiken e saj qe po nxit konflikt, pasi megjithese e thote qe Kosova eshte ne te drejten e saj per ti dhene fund amullise me targat , nga ana tjeter I rreh shpatullat Serbise dhe I ben presion Kosoves te terhiqet nga vendimi I saj I drejte.