
Dita e Flamurit është festuar edhe në Preshevë së bashku me Kosovën. Në Komunë është vendosur flamuri shqiptar nga kreu i këtij institucioni, Shqipërim Arifi.
Por sipas gazetarit, Gazmir Raci, shteti serb nuk e lejon këtë akt patriotik dhe pritet të ketë gjobë për kryekomunarin Arifi. Ai u shpreh se qeveria e Shqipërisë duhet t’i dalë në krah Preshevës për të negociuar me Serbinë përdorimin e simboleve kombëtare.
“Sot është vendosur flamuri, në ndërtesën e bashkisë dhe është e jashtëligjshme. Shteti serb do e dënojë me gjobë. Këtu, Shqipëria duhet të ndërhyjë dhe të komunikojë me shtetin serb.
Nuk mund të kemi standarde të dyfishta dhe mirëpres që kjo festë të reflektojë që duhet t’i qasemi më shumë Preshevës se ende nuk kanë të drejtë të vendosin flamurin kombëtar.
Ka disa vite që kryetari i komunës së Preshevës dënohet më gjobë dhe i mohohet kjo e drejtë themelore”, tha gazetari në një intervistë për Report TV.
Mos kini merak se nderhyn Ramziu..nji telefon Vucicit dhe ja u zgjidh..e ben kaq gje Sandri per Edvinin..
Nuk mposhtet kurr shqiptari . Rroft Bashkimi Kombetare
Shqiperia te nderhy me at mut open ballkan, qe i denojn shqiptaret e ks, mk per pike qefi ne autostrada.
Sshpëtimi Shqipris veç ngàkosova po erdh se kta e kan mëndjen të shahen me njeri-tjetrin. Turp per kryekoqet që na drejtojn e akoma më turp që edhe pas 30 vjetësh ësht po I njëjti mentalitet perçarës. Ju lumt Preshev
Hanë e pijnë përdita bashkë këmbejnë përdita këmbehen përdita bashkë , frymojnë në njëjtën krahinë , e dijnë që janë të ndryshëm , po kush s'pranon kë . Një palë të sertë e të sertë tjatra palë dy të zbutura e me kuronë . Me shkesë ca me rrëmbesë disa . A do duhen ? ! Duhet zgidhur . Jam , je , janë , është .