
Nga Vitjon Nina
“Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë, pasi e la trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë, ku mbante flamurin kombëtar”.
Kështu e nis kryeministri shqiptar, Edi Rama, përshkrimin e një rrëfenje mbi një ndër figurat më të larta historike të shqiptarisë, Adem Jasharin, komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilin shtetformimi i Kosovës, i mundur nuk do të ishte.
Në kujtesën e shkrimeve, Rama ka rrëmuar diçka nga viti i afërt 2020. Një përshkrim të shkurtër për nga rreshtat, por të gjatë e gjallë për nga përmbajtja, duke reflektuar se si një figurë aq e prekshme njerëzore, si Adem Jashari, i cili ka figuruar edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, të krahasohet me një figurë thuajse mitologjike, për nga vepra që ka ndërmarrë në jetën e shkurtër, sakaq të larmishme.
Nuk është legjenda e Gjergj Elez Alisë, përsiat Rama në konglomeratin e fjalëve kushtuar Jasharit. Veçse i ngjan tërësisht, për nga plagët edhe më të shumta në trup, të tijat e të familjes të tij, trupat e të cilëve u copëtuan nga një bajloz i stërmadh sa një ushtri e tërë armike, që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.
I lindur në ditën e shënjuar të Flamurit, për të mos vdekur kurrë, por jetuar përgjithnjë, kështu, si një legjendë e gjallë, kryeministri shqiptar e kornizën figurën e lartë të Jasharit.
“Rrëfimi mitologjik” i Edi Ramës për Adem Jasharin
ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.
Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.
Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.
Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.
Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.
Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.
Arnautet jane mesuar vetem me mite dhe peralla, si ajo e "Pamvarsis" $$$$$$ Intervista SKANDALOZE e Ismail Bej Qemal Turko-spermës tek gazeta Amerikane dhe "The Mornig Post", tregon qart perallen e "Pamvarsis" $$$$$$ Lexoni dhe do te lebetiteni nga ato qe deklaron ky Turku i pist, qe sot e quajm "Babalen e Kombit". $$$$$$ Klikoni ne internet "ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINË" $$$$$$ 1. “... une si një Otoman Patriot, protestoj kunder fyerjes se integritetit të Perandorisë Otomane nga Italia ..." 2. "... Shqiptarët pavarsisht vuajtjeve të rënda nuk do të rrinë duarkryq nëse është nevoja do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë Ottomane ..." 3. "... unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo Otoman tjetër çdo sulm të bërë ndaj Perandorisë, jam i sigurt se qeveria Turke nuk ka humbur besimin tek Shqiptaret me gjithë veprimet e çmendura të Xhonturqve.
Po ik, mor që s'të bie një (!) . Duhet të jesh nga ata arvanitasit që çliruan dhe bënë Eladhën, dhe u konvertuan në dylbera.................................................... Deri në mesin e shekullit 19 gjithë Eladha fliste shqip, të paktën deri në Atena...................................................... Edhe ty një shqiptar ta ka kojt nonën....
Grekqiret i dine shume mire perrallat dhe mitet, kane mbush boten, por tashme bota i ka zbuluar dhe u ka heq vizen.