Kurti: Në dhjetor Kosova aplikon për t'u anëtarësuar në BE! Marrëveshja me Serbinë ka si qëllim fillimin e shpejtë të negociatave

29 Nëntor 2022, 10:04Rajoni TEMA

Kurti: Në dhjetor Kosova aplikon për t'u anëtarësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën e njohur gjermane Frankfurter Allegemeine Zeitung ka deklaruar se në dhjetor të këtij viti, Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kurti zbuloi se Kosova do të jetë në mesin e Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës të cilat po ashtu do të dorëzojnë kërkesën e tyre për anëtarësim në BE.

Sa i përket marrëveshjes së arritur me Serbinë për të mos zbatuar fazën e dytë të vendimit të targave, Kurti tha se kjo lëvizje ishte bërë jo vetëm për depërshkallëzim të tensioneve por edhe për fillimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe.

Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.


Kurti shtoi se këto negociata duhet të përfundonin para pranverës së vitit 2023 duke zbuluar se ky kishte qenë qëllimi i vërtetë i kompromisit me Serbinë.

2 Komente

  1. d
    drini

    Ky gomari akoma nuk e ka kuptuar se dialogu eshte celesi i marveshjeve jo kok fortesia dhe injoranca e dyshes Osmani Kurti.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hirushja dhe 7 xhuxhat.

      Mos e bej kot kerkesen per antaresim, se do fshijne bythen te medhenjte e Europes me kerkesen tende. Nuk e paske kuptuar o kaqol se pa ikur ti si kryeminister, asnje kerkese nuk te pranojne. Ti dhe Vjosa Osmani jini njerez te mbrapshte. Po tu jape driten jeshile i gjati jone mun te shkoni ne Europe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje