Richard Grenell: Kurti s’i shërben as popullit të vet, na mungon Thaçi këto ditë

30 Nëntor 2022, 10:00Rajoni TEMA

Richard Grenell: Kurti s’i shërben as popullit të vet, na mungon

Për ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i shërben popullit të tij. Kjo pasi sipas tij shefit të ekzekutivit kosovar nuk i pëlqen asnjë ide e propozuar nga ndërkombëtarët në raport me bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Na mungon Thaçi këto ditë”, ka thënë Grenell në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Për këtë arsye, argumenton Grenell kryeqeveritari Kurti me këtë “kokëfortësi” përveç se nuk i shërben popullit të tij, nuk i shërben as ndërkombëtarëve e në veçanti ShBA-ve.

“Nëse ktheheni te idetë e Bill Klintonit apo Barack Obamës, ai refuzon të gjitha idetë që kanë ofruar amerikanët. Më në fund, në Amerikë arrijmë në përfundimin, nga të dyja palët, se Kurti nuk u bën dobi amerikanëve”, ka shtuar ai.

Në leximin e tij të situatës aktuale politike, Grenell beson se ngërçi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet atëherë kur Shtëpia e Bardhë përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces, e jo Departamenti Amerikan i Shtetit siç është tani nën Administratën Biden.

“Unë u emërova si i dërguar i Presidentit, jo i Departamentit të Shtetit. Unë përfaqësoja Presidentin Trump. Mund të hyja në zyrën e presidentit dhe të propozoja diçka. Mund t’i tregoja personalisht se çfarë donin të dy palët”.

“Presidenti Biden nuk e ka këtë. Departamenti i Shtetit bashkëpunon me evropianët dhe kur i lini ata të udhëheqin, ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime. Kjo po ndodh tani. Ne po shohim që bisedimet po dështojnë”, beson ai.

Për diplomatin amerikan në këtë fazë, ShBA-të nuk kanë interesë të madh në rajon, sa kishte dikur adiministrata Trump.

“Po e përsëris, mendoj se politika e Bidenit është t’ua lërë gjithçka evropianëve. Dhe evropianët kanë nevojë për amerikanët. Ndërsa isha i dërguar, mbajta Parisin dhe Berlinin të informua rregullisht”.

“Ne nuk jemi harmonizuar me BE-në dhe Brukselin dhe ata që thonë këtë kanë të drejtë. Por kam punuar ngushtë me Berlinin dhe Parisin, sepse kam besuar se nëse punoni me gjermanët dhe francezët, atëherë ata do të koordinohen me Brukselin, le t’ua lëmë atyre. Sepse, siç e dimë, koordinimi me Brukselin kërkon punë me kohë të plotë”.

 

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Grenell e tregoi veten se eshte ne favor te Serbise kunder Kosoves, te ciles I bente presione per leshime te njepasnjeshme. Per te joshur Vucicin zyrtaret perendimore te cilet hiqen se nuk I ze gjumi per te miren e Kosoves, duan qe ne drejtim jene Yes man dhe jo politikane patriote si Kurti e Osmani. Kerkojeni zgjidhjen e problemit tek ai qe I shkakton ato, tek Ata qe mbrojne kriminelet e luftes, tek Ata qe fshehin varret masive te shqiptareve, tek Ata qe perdorin cdo mjet per te destabilizuar Kosoven e rajonin.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jo emigrant.

      I dashur emigrant. Nuk kishja nderment te komentoja por nuk mund te rri dhe te shikoj se si njerez si puna jote bejne politiken e kundert. Bejne politike ani-perendimore dhe pro-serbe, sepse: E vertat historike eshte se ky Gernel, ne kohen e tij nen administraten e Trampit, e rrezoi Kurtin nga pushteti sepse Kurti rrefuzonte bisedimet. Qe te te kujtoj ty, qe me sa duket je me kujtese te shkurter, Kurti ishte me "reciprocitetin" dhe kunder bisedimeve...Ne ate kohe bisedohej per planin "amerikano-rus" te "shkembimit te territoreve, te cilin e mbeshteste si Amerika ashtu dhe Rusia. Kundra ishte Evropa....Pyetja qe te beje une sot eshte se si mendon ti a e kish drejte Thaci qe ju bashkua ketij plani?....Nuk dua te zgjatem shume por teorite e mbrojtjes qe i ben perendimi Serbise(sipas mendjes tende) per varret masive, kriminelet e luftes etj etj, jane sllogane te Kurtit dhe Osmankes qe vazhdojne te merren me vogelsirat dhe jo me problemin kryesor qe eshte njohja reciproke...Kjo politike e Kurtit dhe Osmankes eshte thjeshte nje mjegullnaje per te fhehur qellimin e vertete te politikes se tyre qe te vazhdojne te sabotojne Ameriken dhe Evropen. Kjo i sherben strategjise serbe qe ky problem te mos zgjidhet deri sa kushtet te jene pjekur dhe Serbia ta marre prape Kosoven.... Kete krkon ti????

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti anarkisti

        Z. Gernell, kjo shihet nga gjithësia se se ata që sollën nuk sollën për të avansuar kombin dhe shtetin por për ta kthyer Kosovën ku ishte para vitit 1999. Për fat të keq kreu i pushtetit deri tash ka bërë shumë barikada që pengojnë rrugën Evropiane dhe që shkojnë në interes serbo rus.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje