Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale

30 Nëntor 2022, 12:30Rajoni TEMA

Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev në Sofje.

“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.


Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.

“Kjo është mënyra se si ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza muaj më parë, kur, sipas saj, Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, kanë dalë me një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Propozimi që përmendi ajo – i njohur në publik si plani franko-gjerman – thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Së voni, Bashkimi Evropian ka nisur t’i referohet atij si “propozimi i Brukselit”.

“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.

Ekzistenca e propozimit të BE-së është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.

Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.

Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.

6 Komente

  1. g
    gavroshi

    Shikoni sa e zgjuar eshte Lopa Osmani, kjo eshte kafshe komplet.

    1. t
      tata luigji

      ik moj gomaric ku merr vesh ti nga politika, hajdute

      1. e
        emigranti

        Nje presidente e mencur, trime e patriote qe e mbron me force ceshtjen e drejte te Kosoves. As serbet nuk guxojne ta anatemojne aq shume sa disa shqipfoles, te cilet nuk di si ti quaj, injorante, te shitur, apo thjesht kundershtare te saj qe nuk dine te bejne oponence, por vetem te shajne pa argumente.

        1. J
          Jo emigrant.

          I dashur emigrant. Do te lutesha te hiqje dore nga sloganet e kalamajve “trime dhe e mencme”, por spjego pse-ne. Me fal te te them por kapacitit yt mendor eshte empirik sepse ti flet per ceshtjen “e drejte te Kosoves “ ne kohen kur kjo ceshtje u zgjidh me clirimin e Kosoves nga UCK dhe Amerika. Sot nuk flitet me per “ceshtjen e drejte te Kosoves” sepse ajo u zgjidh me lufte. Koha eshte per konsolidimin e Kosoves ne paqe dhe fuqizimin e lidhjeve me Ameriken dhe Evropen….per kete fol ti…Albini dhe Osmanka bejne lufte kur duhet paqe dhe ne lufte leshojne pordhe te qelbura.

          1. P
            Prec Ulaj

            Vjosa Osmani po izolon Kosoven nga Amerika.

            1. B
              Bashkimi

              Osmani: "Serbia ka krijuar krizë".Si zakonisht s'ke thënë asgjë të re por më habit fakti pse ju kreu i pushetit jeni bërë pjesë e krizava serbe dhe keni bllokuar jetën në Kosovë. Serbia jetonë me kriza që nga viti 19878 kur u pranua si shtet në Kongresin e Berlinit me ndihmën e Rusisë dhe ishte dhe është detonator i krizave dhe Luftërave Ballbanike 1912 -1913 dhe 1991 -1999 si dhe Dy Luftërave Botërore sepse është kopile carëve rus dhe ingucakeqe për nteresat e tyre - Sllavisë ortodokse.

              Lini një Përgjigje